Berisha Kriza e euros si piramidat e 1997

Kryeministri Sali Berisha ka hequr një paralele mes krizës së sotme ekonomike europiane me piramidat në 1997 në Shqipëri.
Duke folur në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë që zhvillohet nga Këshilli i Evropës në Strasburg, kreu i Qeverisë Shqiptare, tha se shkaku i recesionit te sotem europian jane elitat bankare.
“Po ilustroj rastin me Shqipërinë, jo se jemi vend i madh, apo se ka ekonomi. Vendi im është hasur me një ndër krizat më të këqija siç ishin skemat primaidale, ku shqiptarët humbën të gjithë kursimet e tyre. Ajo çka ndodhi ishte per shkak te një vakuum i tmerrshëm ligjor. Është shumë e rëndësishme që tregjet të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe ne kemi punuar për një kuadër ligjor të shëndetshëm, se pas 20 vitesh nuk ishte radha jonë për një krizë financiare, por e vendeve të tjera. Dhe kjo krizë ishte njësoj si Shqipëria në vitin ’97 që vuajti nga skemat piramidale “Kjo krizë ndodhi se elita bankare ka minuar ligjet ka vënë në heshtje bordet dhe mbrojnë interesat e tyre ambicioze”, u shpreh Berisha.
Per Kryeministrin shqiptar ajo qe ka sjelle prishje te tregut eshte sistemi, pa mohuar se demokracia eshte jetike.
“Demokracia është jetike, por nëse do shohim veprimet e saj, demokracia mund të sjellë disa prishje të tregut. Jemi këtu mes rajoneve më të begata, por, 15% të vendeve po përballojnë faturën sociale të botës. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast dhe problemi që shtrohet është që Qeveritë e elitave duhet të marrin përsipër reforma shumë serioze”, u shpreh Berisha.
Forumi ekonomik nderkombetar qe mbahet ne Strasburg nga datat 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”. Ne te marrin pjese personalitete te shquara te politikes nderkombetare.