E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet ambientalistet kundershtojne qeverine

Organizatat Ne presim miratimin e ligjit per trajtimin e mbetjeve ne vend kurse qeveria lejon importin


Publikimi i lajmit per vendimin e qeverise qe lejon importin e mbetjeve per riciklim ka ngjallur reagimin e organizatave mjedisore. Ne nje reagim te perbashket 29 organizata mjedisore kane kundershtuar kete nisme duke kerkuar anullimin sa me pare te vendimit.


Sipas tyre eshte e papranueshme qe Shqiperia e cila renditet ne shkallen me te larte te ndotjes mjedisore te importoje mbeturina nga jashte.


Kur ne shpresojme shume per nje permiresim te shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per menaxhimin e mbetjeve urbane shohim nje veprim te nxituar krejtesisht te papranueshem te qeverise qe i hap rrugen importimit te mbetjeve urbane.


Shoqeria civile dhe organizatat mjedisore ne Shqiperi e kane thene fjalen e tyre per importin e mbetjeve ne vitin 2004 duke kundershtuar me force dhe anulluar vendimin e qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve.


shte e pafalshme mungesa e transparences ne aprovimin e ketij vendimi ne kohen e sotme - shprehen organizatat. Realizimi i ketij projekti shihet problematik per sa i perket menaxhimit te mbetjeve urbane te vendit. Organizatat kerkojne anullimin e vendimit per aq kohe sa ai nuk eshte ne perputhje me ligjin e menaxhimit te mbetjeve qe pritet te miratohet se shpejti.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›