E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma ballkanike

Pothuajse secili shqiptar i Kosoves ka deshiruar te shkeputet nje hulumtim ne vitin 1995 tregoi se 43 e favorizonin bashkimin me Shqiperine ndersa 57 ishin per pavaresi. Pavaresia ishte ajo qe erdhi. Shteti i ri me dy milione banore eshte me i populluar se disa vende anetare te Bashkimit Evropian

Nga Times

Republika Serbe ne Bosnje-Hercegovine eshte krijuar nga agresioni i nje fuqie te jashtme. Ish-presidenti i Serbise Sllobodan Millosheviq e inicioi fushaten e dhunes ne vitet 90 per ta shkaterruar karakterin mutlietnik te Bosnjes. Ai ne mase te madhe pati sukses.

Perfundimi i konfliktit ne vitin 1995 e pati involvuar edhe ndarjen e Bosnjes ne dy entitete te vecanta politike. Presidenti i pare i territorit serb tash eshte ne Gjykaten e Hages per Krime te Luftes por prodhimi i tij politik po jeton.

Millorad Dodik aktualisht zyrtar i larte i serbeve te Bosnjes po kercenon me shpalljen e pavaresise se Republikes Serbe. Nese kete e ben ai ne te vertete do te shkaktoje lufte ne Bosnje.

Qeverite perendimore nuk duhet ti japin asnje mbeshtetje retorikes se tij dhe duhet ti mbeshtesin lideret e Bosnjes qe e kundershtojne ate.

Nje deklarate e pavaresise e Republikes Serbe do ta dhunonte marreveshjen per paqe e cila nuk ishte perfekte por i dha fund luftes. Pra kemi te bejme me Marreveshjen e Dejtonit te nenshkruar ne vitin 1995.

Qellimet e Dodikut duhet te kundershtohen fuqishem nga lideret e Bosnjes. Zllatko Llagumxhia kryeminister i zgjedhur i Bosnjes tha se ai do ta perdorte forcen per ta parandaluar ndarjen serbe.

Lufta e Bosnjes ishte katastrofa me e madhe ne Evropen e pasluftes. Ne te u vrane 100 mije njerez 3 milione njerez u bene refugjate duke shkaktuar pastrim etnik.

Ne mesin e krimeve te shumta forcat serbe te Bosnjes e kishin bllokuar Sarajeven duke vrare 12 mije civile dhe masakruar 8 mije burra e djem ne Srebrenice ne nje akt gjenocidi.

Me qendrimin e tij per ndarjen e Bosnjes zoti Dodik mund ta filloje luften perseri.

Megjitheqe ju mund te mos e merrni parasysh karakterin e tij nxites rasti i bere nga zoti Dodik - per Republikes Serbe te pavarur - eshte i rrejshem. Ai e citon trajtimin nderkombetar te Kosoves e cila e shpalli pavaresine ne vitin 2008.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage ne muajin korrik vendosi se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nuk ishte ilegale.

Dodik argumenton se Kosova paraqet precedent per Republiken Serbe. Nese ndarjet etnike dhe historia aktuale e dhunes ishin arsyetim per shqiptaret e Kosoves ne synimin per ndarje nga Serbia perse pyetet zoti Dodik serbet e Bosnjes nuk mund te synojne po ashtu ndarje

Arsyeja eshte se copetimi i Bosnjes tashme ka zene vend dhe se ish-regjimi ne Serbi ishte pergjegjes. Pavaresia e Kosoves ishte shkaktuar nga dhuna gjenocidiale e forcave te Millosheviqit.

Kosova kishte status te autonomise nen Kushtetuten e Jugosllavise se vitit 1974. Ne mesin e shume dhunimeve te ligjit dhe ne mesin e shume akteve te provokimit Sllbodan Millosheviqi ne menyre te njeanshme e revokoi kete status ne vitin 1989.

Pothuajse secili shqiptar i Kosoves ka deshiruar te shkeputet nje hulumtim ne vitin 1995 tregoi se 43 e favorizonin bashkimin me Shqiperine ndersa 57 ishin per pavaresi. Pavaresia ishte ajo qe erdhi. Shteti i ri me dy milione banore eshte me i populluar se disa vende anetare te Bashkimit Evropian.

Ndarja e serbeve nga Bosnja nuk do te kete asgje si rasti i Kosoves. Serbet e Bosnjes nuk jane pakice e keqtrajtuar. Republika e tyre ekzistuese eshte shperblim nga ana e komunitetit nderkombetar per suspendimin e ndermarrjes kriminale te nje Serbie te Madhe te paster etnike.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton duhet ta beje te qarte se Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara per integritetin territorial te Bosnjes. Qeveria e Serbise duhet ta beje po kete gje.

Pranimi eventual i Serbise ne Bashkimin Evropian duhet te jete i kushtezuar me pranimin e standardeve evropiane te se drejtes dhe te barazise.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›