Berisha: Kriza ne zonen e euros, si ajo e Shqiperise ne vitin e skemave piramidale Eva Gjura
Ne Forumin Nderkombetar per Demokracine, Kryeministri Berisha ne diskutimin e tij ka trajtuar temen "A kane nevoje tregjet per demokracine dhe anasjelltas?". Duke pasur si kryefjale te diskutimit te tij krizen ekonomike boterore, Kryeministri Berisha e ka krahasuar ate me situaten e veshtire, ne te cilen u ndodh Shqiperi para disa viteve me skemat piramidale, ku fajtore per krijimin tyre ishte mungesa e vakuumit ligjor, nderkohe qe per krizen boterore, fajtore, sipas Kryeministrit Berisha, eshte elita bankare. "Kriza ne zonen e euros eshte si ajo e Shqiperise ne vitin e skemave piramidale. Ne ate kohe, Shqiperia kishte nje vakum te plote ligjor, ndersa fajtore per krizen tek ju eshte elita bankare", - keshtu u shpreh Kryeministri Berisha ne fjalen e tij, duke theksuar se megjithese ky sistem nuk ka funksionuar sic duhet, Europa ka te gjitha potencialet e duhura per ta kapercyer krizen. Me pas, Kryeministri Berisha eshte ndalur ne zhvillimin ekonomik qe ka shenuar Shqiperia gjate ketyre viteve duke theksuar se rritja vertet ka qene e ngadalte, por ka qene e qendrueshme duke pasur parasysh faktin se gjithcka eshte nisur nga zero. "Shqiperia eshte nje rast unik, sepse 20 vjet me pare e filloi nga zero. Vendi hyri ne vitet '90 si vendi, ne te cilin prona private, iniciativa e lire, lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ishin te ndaluara me Kushtetute. 20 vjet me pare, Shqiperia, e cila eshte e vendosur ne zemer te Europes, renditej si vendi i trete me i varfer ne bote, pas Ugandes dhe Angoles me vetem 204 USD per fryme, ishte me te vertet nje vend ku koha kishte ndalur", - eshte shprehur Kryeministri. Por, Berisha iu ka kujtuar te pranishmeve ne konference se pas renies se perdes se hekur, Shqiperia perqafoi rrugen e ekonomise se tregut dhe demokracise dhe 20 vjet me vone, ajo cfare Shqiperia arriti ne kete kohe, nga vendi, i cili kishte nga te ardhurat me te uleta per fryme ne bote, sot renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme - te larta, me 9000 USD per fryme. Me pas, Berisha ka renditur ne menyre te permbledhur disa nga zhvillimet kryesore te Shqiperise. "Shqiperia ishte nje nga vendet me pak te urbanizuara ne bote, gjate ketyre viteve ka pasur normen me te shpejte te urbanizimit. Sot, vdekshmeria foshnjore dhe ajo amtare jane nje shifrore, ka jetegjatesi shume te perafert apo te barabarte me nivelin e vendeve te zhvilluara. Vdekshmeria e pergjithshme eshte me e ulet se te gjitha vendet ish-komuniste, qe dolen nga diktatura. 10 vjet me pare, vendi im kishte numrin e banesave per 1000 njerez, me te vogel te se cdo vend europian ne vitet '80. Por, 10 vjet me vone vendi im, ka lene mbrapa 5 vende anetare te OECD ne kete aspekt. Kemi arritur disa indekse shume te mira per sa i perket edukimit, si ne universitete ashtu edhe ne shkollat e mesme. Sistemi shendetesor duhet permiresuar, por per momentin renditet i treti per aksesin me te lehte ne Europe", - u shpreh Kryeministri gjate fjales se tij. Ne lidhje me ekonomine, Berisha tha se ekonomia e Shqiperise eshte e vogel, por nje ekonomi e qendrueshme, e cila nuk ra ne recension.
Zhvillimet e Shqiperise
-Shqiperia sot eshte vendi me te ardhura te mesme te larta me 9000 USD per fryme
-Shqiperia ka pasur gjate ketyre viteve norme te larte urbanizimi
-Vdekshmeria foshnjore dhe amtare jane nje shifrore
-Vdekshmeria e pergjithshme me e ulet se te gjitha vendet ish-komuniste
-Shqiperia ka lene prapa 5 vende te OECD per numer banesash
-Sistemi arsimor ka shenuar rritje te larta
-Zhvillim pozitiv ka shenuar sistemi shendetesor
-Investimet e huaja kane shenuar rritje te medha ne Shqiperi
Zhvillimet e Shqiperise
-Shqiperia sot eshte vendi me te ardhura te mesme te larta me 9000 USD per fryme
-Shqiperia ka pasur gjate ketyre viteve norme te larte urbanizimi
-Vdekshmeria foshnjore dhe amtare jane nje shifrore
-Vdekshmeria e pergjithshme me e ulet se te gjitha vendet ish-komuniste
-Shqiperia ka lene prapa 5 vende te OECD per numer banesash
-Sistemi arsimor ka shenuar rritje te larta
-Zhvillim pozitiv ka shenuar sistemi shendetesor
-Investimet e huaja kane shenuar rritje te medha ne Shqiperi