Greva e ish-të burgosurve politikë, KSHH mbojtje për Pal Shqefnin
TIRANË- Sot shënohen 18 ditë, nga dita ku një grup-ish të përndjekurisht politikë, kanë nisur një grevë në shenjë proteste kundër qeverisë. 19 persona vijonë grevën në dy çadra të improvizuara në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërkohë që shprehen se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim.
Dje një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo vetë. Ish- i përndjekurit, Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej duke u lyer me benzinë, ndërkohë që grevisti Llazi Koçi, humbi ndjenjat në përpjejke për të shuar flakët mikut të tij.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në repartin e djegies në QSUT, ku Koçi pasi mori mjekimet e nevojshme iu rikthye grevs, ndërkohë që Ndreca sipas bluzave të bardha vijon në terapinë intesvie,pasi ka marrë djegie në 40% të sipërfaqes së trupit.
Policia menjëherë pas aktit ekstrem ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shqefnin, ndërkohë sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofroi një avokat për ish të burgosurit e akuzar se I ka vënë flakën shokur të tij. Teksa Ndreca vijon të marrë mjekimet e nevojshme në spital mësohet se Lavdosh Beqo ka zënë vendin e tij në grevë.
GREVA
Ish- të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë zonës "Komuna e Parisit" një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish- të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën.
Lajmi vijon ...