"100 VJET MUZIKE" Nje Nate Lirike plot shkelqim
Muzika eshte pjese e historise, sjell emocion, ngerthen publikun dhe percjell nje mesazh te madh. Ky eshte formati me ri i realizuar ne Televizionin Kombetar "Klan", "100 vjet muzike". Nata e pare e ketij super spektakli, kushtuar muzikes lirike solli ate emocion qe kishte kohe qe i mungonte ekranit shqiptar. Zerat brilant te Eli Fares, Gjergj Lekes, Pirro Cakos, Manjola Nallbanit dhe Kastriot Tushes e bene te vecante naten e pare te "100 Vjet Muzike". Ashtu si cdo vit edhe kete sezon program qe shenoi rekord shikueshmerie qe naten e pare erdhi me skenar dhe prezantim nga Pandi Laco, i njohur tashme si skenaristi me i mire ne Shqiperi, por dhe si prezantues mjaft i dashur per publikun.
Surprizat
Ata paten premtuar se nje dite do te bashkoheshin serish. E mbajten fjalen... "Spirit Voice" u rikthyen per here te pare ne superproduksionin e Televizionit Klan kushtuar 100-vjetorit te Pavaresise pas 12 vitesh. Emocionet per skenen bene qe Soni, Dorina dhe Elia te ishin me te bashkuara se kurre. Pervec surprizes se rikthimit te "Spirit Voice" ne skene pas kaq vitesh, nje tjeter surprize ishte prania e artisteve te rinj te dal nga "X-Factor Albania 1". Sheila, fituesja e cmimit te madh per talentet e rinj dhe grupi "Klasic Boys" rrembyen duartrokitjet e publikut.
Eventi
Drejtor artistik i ketij programi eshte kompozitori i njohur dhe me pervoje ne keto spektakle, Adrian Hila. "100 vjet muzike", do te vije gjate javeve ne vazhdim nen regjine e regjisorit te shume spektakleve te medha, Bledar Laco. Garanci suksesi, eshte fakti se kenget do te interpretohen nga artistet me te suksesshem shqiptare ne formatin live. Producentet kane menduar per nje gershetim brezash, nga me te rinjte qe perbejne trendin e muzikes se sotme, deri tek ata qe jane ikona te muzikes shqiptare. Nata e dyte e spektaklit "100 vjet muzike" do ti kushtohet muzikes rock.
Surpriza qe po befasojne shqiptaret
Televizioni Kombetar Klan po suprizon cdo vit e me shume me super-produksione qe shenjojne hapjen e cdo sezoni te ri televiziv. Keshtu dhe mbremjen e se shtunes kur nisi transmetimi i nje superspektakli dedikuar muzikes shqiptare ne plot 100 vjet. Nje formule spektakli, ku prezantohen kenget me te famshme shqiptare, muzika e nje shekulli, perfshire kolonat zanore te filmave, krijime serioze te autoreve me te famshem shqiptare, nje dhurate unike per publikun me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se vendit.
Skenografi e mrekullueshme ne Klan
Prej muajsh ne Teatrin gjigant te Televizionit Klan, kishin nisur punimet per studion e ketij spektakli. S'ka dyshim se ajo eshte nder skenografite me te mira per spektakle te ketij lloji, edhe per faktin se pas qendrojne emra te njohur ne Europe te kesaj fushe. Eshte i njohur bashkepunimi i ngushte dhe i suksesshem i TV Kombetar Klan me skenografin e famshem Gaetano Kasteli, mjeshtrin italian te angazhuar tashme me super-produksionin "100 Vjet Muzike". Ndaj dhe superspektakli erdhi ne nje studio moderne te mbeshtetur me fjalen e fundit te teknologjise qe ka surprizuar me efektet speciale per shkak dhe nje siperfaqeje te pazakonte led-wall te paperdorur ndonjehere ne Shqiperi. Gjithcka ishte kombinuar me nje ndricim perfekt qe ndjehej sa ne studio po aq dhe ne ekran edhe per shkak te ofertes se jashtezakonshme te TV Klan per transmetim te fjales se fundit ne HD audio dhe video.
Nje prezantim dinjitoz
Ky program i madh vjen ne ekran me skenar dhe prezantim nga Pandi Laco, i njohur tashme si skenaristi me i mire ne Shqiperi, por dhe si prezantues mjaft i dashur per publikun. Drejtor artistik i ketij programi eshte kompozitori i njohur dhe me pervoje ne keto spektakle, Adrian Hila. "100 Vjet Muzike", vjen ne ekran me regjine e regjisorit te shume spektakleve te medha, Bledar Laco. Garanci per suksesin e ketij programi eshte dhe fakti se kenget interpretohen drejtperdrejt nga artistet me te suksesshem shqiptare. Producentet kane menduar per nje gershetim brezash, nga me te rinjte qe perbejne trendin e muzikes se sotme, deri tek ata qe jane ikona te muzikes shqiptare.