E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kryeinfermieret pergjegjes per reduktimin e kostove

Kryeinfermieret duhet te jene te pergatitur mire, te formuar profesionalisht ne menyre qe te bejne nje menaxhim me te mire per te rritur edhe me tej cilesine e sherbimit spitalor dhe reduktimin e kostove te panevojshme. Kjo ka qene porosia e Kryeministrit Berisha gjate task-forces se shendetesise. Ne kete takim u shqyrtua ecuria e pergatitjes se udherrefyesve te praktikes klinike, protokolleve dhe kostifikimit. Ministri Vasili ne lidhje me kete raportoi se jane ngritur rreth 42 grupe pune me 300 specialiste si profesore, akademike, mjeke, infermiere, ekonomiste. Sipas tij, deri me tani jane perfunduar 111 draft- protokolle per trajtimin e semundjeve, duke realizuar per here te pare kete proces kaq te rendesishem qofte per trajtimin shkencor te pacienteve. “Ky proces eshte nje hallke shume te rendesishme, ne reformimin e sistemit shendetesor dhe ofrimin e nje sherbimi me cilesor ndaj pacientit” ka pohuar Berisha. Sipas kryeministrit, shtrirja e protokolleve duhet edhe ne sherbimin paresor per te unifikuar diagnozen dhe trajtimin e te semureve qe ne nivelin paresor. Nje vend te rendesishem ne kete takim pati diskutimi i pergatitjes se menaxhereve ne sistemin spitalor, rruget e perzgjedhjes dhe kualifikimit te tyre. Ne kete kontekst u diskutua gjeresisht forcimi dhe ridimensionimi i rolit te kryeinfermiereve ne menaxhim per te rritur edhe me tej cilesine e sherbimit spitalor dhe reduktimin e kostove te panevojshme.

Farmacite
Gjithashtu ne takim u analizua dhe diskutua situata ne farmacite spitalore, si dhe u percaktuan detyrat per paraqitjen e nje raporti per te ardhmen e ketij sherbimi ne mbledhjen tjeter te task-forces. Se fundi u diskutua koncesionimi i sherbimeve si nje nga drejtimet kryesore qe do t`i sherbeje permiresimit te punes dhe cilesise ne sherbimet spitalore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›