E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winehouse nuk bën duet me Lady Gagan

Revista amerikane, National Enquirer, kishte raportuar se këngëtarja Lady Gaga, i ka ofruar ndihmë këngëtares Amy Winehouse që në albumin e saj të ardhshëm të kenë një duet së bashku.

Por zëdhënësi i këngëtares Amy Winehouse, ka demantuar këto thashetheme, duke thënë se Lady Gaga dhe Amy Winehouse, nuk do të bashkëpunojnë në albumin e ardhshëm të këngëtares Amy.

“Këto janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtares.

Amy Winehouse është duke u përgatitur të hedhë në treg albumin e saj të tret, pas katër vitesh pushim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›