Kategorizimi Albin Kurti
Ne Kosove kurrsesi nuk duhet te mjaftohemi duke ndryshuar vetem gjendjen ne te cilen jemi, por, mbi te gjitha, duhet ndryshuar kategorine ne te cilen na kane futur.
Nga pikeveshtrimi nderkombetar Kosova eshte nje vend i kundert me Greqine. Kosova gjykohet te kete nje gjendje te mire brenda kategorise se vendeve te krizes kurse Greqia vleresohet te jete ne gjendje krize brenda kategorise se vendeve te mira, ku gjithsesi hyjne vendet e BE-se. Pra, Kosova cilesohet si nje rrefim i suksesshem porse ne kategorine e vatrave te krizes (ku na krahasojne me Irakun, Afganistanin, Palestinen etj.), nderkaq Greqia e zhytur ne krize financiare dhe ekonomike tregohet si nje rrefim i deshtuar ne kategorine e shteteve te perparuara e normale (ku ajo krahasohet me shtetet e tjera te BE-se). Faktoret nderkombetare Kosoven e shohin si nje vend jonormal me gjendje normale ndersa Greqine si vend normal me gjendje jonormale.
Kjo eshte arsyeja pse keta faktore mobilizohen per Greqine por jo edhe per Kosoven. Gjendja ne Kosove eshte shume me e keqe sesa ne Greqi (ndoshta me nje perjashtim te vogel ne borxhin publik), por keto dy vende me gjendje te ndryshme, ne syte e nderkombetareve, para se gjithash, jane dy kategori te ndryshme. Gjendja e keqe ne Kosove eshte e mire. Gjendja e mire ne Greqi eshte e keqe. Me gjendjen ne Kosove jane te kenaqur dhe nuk marrin mundin qe ta permiresojne ate. Konferencen e donatoreve te para dy viteve dhe parate e premtuara aty askush nuk i permend me. Duke na krahasuar me Irakun, Afganistanin, Palestinen etj. ne nuk dalim keq, apo jo? Ne anen tjeter, me gjendjen ne Greqi jane te brengosur shume dhe andaj u organizuan qe t’i ndihmojne asaj duke i dhene miliarda euro. (Mbase eshte nje ceshtje tjeter qe po i ndihmojne me borxhe per te dale nga borxhet sipas praktikes se etabluar neoliberale ku semundja ofrohet si ilac.)
Keto dy kategori te ndryshme vendesh kane ndikime te ndryshme ne shtetet e fuqishme boterore. Ndikimet e ndryshme jane konstituive per kategorite. Kategorite dallohen sepse ndikimet dallohen. Perderisa cfaredo abnormaliteti ne Greqi si nje shtet normal i prek dhe shqeteson menjehere shtetet kryesore te cilat nominalisht po ashtu i perkasin kategorise se shteteve normale, abnormaliteti ne Kosove si nje shtet jonormal nuk mund te jete befasues dhe mund te kete vetem ndikime dytesore e jo te drejtperdrejta per ta.
Vatrat e krizes pergjithesisht vijne ne ekzistence vetem si problem. Bota merr vesh per to atehere kur iu shperthen kriza ose, ne rastin me te mire, atehere kur forca te brendshme arrijne ta problematizojne krizen para se te shpertheje ajo. Perndryshe, ceshtjet e vatrave te krizes presin. Fakti qe ato jane ne krize nuk do te thote se ka dicka urgjente aty. Fundja, kriza eshte vete emri i kategorise se ciles i perkasin ato.
Kategorizimi i Kosoves si nje vend jonormal por me situate te mire meqe te qete, perkunder ndodhjes se saj perbrenda kategorise se jonormalitetit dhe pikerisht per shkak te ndodhjes perbrenda kesaj kategorie, do te thote qe faktoret nderkombetare besojne qe puna e Kosoves pret. Relaksimi dhe komoditeti me te cilin qeveritaret kosovare i presin ne vizita e takime nderkombetaret me gjase atyre vetem sa ua verteton bindjen qe ceshtja e Kosoves dhe e shqiptareve pret.
Ne kete kontekst, problemet e Kosoves si stagnimi ekonomik dhe mjerimi social, sovraniteti dhe integriteti territorial, nuk do te merren asnjehere seriozisht dhe as urgjentisht. Keto jane permbajtja e krizes qe paraqet kategorine tone. Vetem ne masen ne te cilen keto rrezikojne ta shperthejne krizen ato do te konsiderohen.
Kriza ne Kosove po thellohet dhe krejt cfare duan nderkombetaret eshte qe ajo te mos shpertheje perkunder thellimit te saj. Situata ne Kosove eshte perhere e tensionuar dhe shpesh ndodhet para eksplodimit. Si ne aspektin politik e te sigurise po ashtu edhe ne ate socio-ekonomik, Kosova i ngjan nje fucie baroti qe sa vjen e rritet, qe zgjerohet edhe ne drejtim te shkendijave qe do ta eksplodonin, e nganjehere duket qe thuajse eshte ne kerkim te ketyre shkendijave. Mbase, atehere kur shkendija nuk shkon te baroti, eshte baroti ai qe shkon te shkendija.
Qeveria e Kosoves e ka pranuar plotesisht rolin e shkruar per qeverine e nje vatre te krizes. Ajo pak nga pak po e ben liberalizimin e vizave prioritet te politikes se saj. Ne vend se t’iu garantoje qytetareve liri ne Kosove, iu premton atyre liri nga Kosova, ne formen e liberalizimit te vizave. Te gjithe e duan liberalizimin e vizave por duket qe askush nuk e do kete si vete Qeveria. Nuk ka dyshim qe liberalizimi i vizave eshte prioritet artificial. Po i pyete qytetaret e Kosoves se cfare duan, para se te thone se duan viza, ata te thone qe duan vende pune, integrim te veriut, shendetesi e arsimim cilesor etj. Ata duan ta kene mire ketu, jo diku ne perendim. Ndoshta kane me shume shprese per vendin sesa politikanet qe thuhet se i perfaqesojne.
Edhe marredheniet e Kosoves me Serbine i perkufizon ky kategorizim i Kosoves si nje vater krize e cila, per pasoje, sundohet nga misioni i politikes se sigurise dhe mbrojtjes se BE-se i mirenjohur si EULEX. Faktoret nderkombetare ne vend se te angazhohen per ate qe Serbia te mos e pengoje Kosoven ne integrime boterore, ata me shume angazhohen qe Kosova te mos e pengoje Serbine (si barre legale e juridike) ne integrime evropiane. Brengosen per ate se si Serbia e ka nje fqinj jugor problematik, kur, ne fakt, do te duhej te ishte e kunderta: Kosova e ka nje fqinj shume problematik verior i cili financon struktura paralele per t’ia rrenuar pavaresine asaj.
Nderkombetaret edhe mund te mos na quajne hapur vater krize. Kur per nje vend thuhet qe eshte ‘ne zhvillim’ atehere ai eshte, ne fakt, i pazhvilluar dhe vende te tjera e korporata te ndryshme po zhvillohen ne kurriz te tij. Kur nje vend thuhet se eshte ‘postkonflikt’, ne fakt, mendohet e aludohet qe ne ate vend nuk jane eliminuar gjasat qe te rinise konflikti. Te qenit ‘ne zhvillim’ dhe ‘postkonflikt’ sot eshte vecse eufemizem per vatren e krizes.
Tash 11 vjet jemi deshmitare se si shumica e zyrtareve nderkombetare te EULEX-it, UNMIK-ut, ICO-se e madje edhe ambasadave te huaja, fillimisht vijne ne Kosove si njerez shume pozitive e dashamires dhe ne fund largohen si famekeq. Kosova i ben te tille, ama jo Kosova jone por Kosova e ketille cfare e kane kategorizuar vete ata, vete shefat e tyre nga kryeqendrat boterore.
Ne Kosove kurrsesi nuk duhet te mjaftohemi duke ndryshuar vetem gjendjen ne te cilen jemi, por, mbi te gjitha, duhet ndryshuar kategorine ne te cilen na kane futur.