E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kushtetuta njeh vetëm një qeveri, jo paroditë tek Uji i Ftohtë

TIRANE-Kryeministri në detyrë Sali Berisha ironizoi sot mbledhjen e radhës së qeverisë ‘Rama’ në qytetin e Vlorës.

Berisha përveçse e cilësoi si parodi e kornizoi mbledhjen e qeverisë Rama në Vlorë dhe si antikushtetuese.

“Një parodi tek Ujët e Ftohtë. Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë "pa letra"! Të dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurme te madhe njoftoi se zhvilloi nje mbledhje dy ditore te "qeverise" se tij ne Vlore. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votëbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në cdo rast tjeter. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licencë për revansh të papërmbajtur antishtet”, tha Berisha në rrjetin social, Facebook.

Sipas Berishës përpjekjet e qeverisë aktuale për të kaluar pushtetin butë tek mazhoranca po përballen me revanshin e papërmbajtur të Ramës.
“Prej mëse dy muajsh përpjekjet tona me serioze për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit të mazhoranca e re përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet të z. Rama. Me këtë rast i them se gabon rëndë. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës. Sb”, shton Berisha në Facebook.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Shqipëria bëri zgjedhje me standarde, meriton statusin në dhjetor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›