E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë Rama-krerëve vendorë: Mos pretendoni të fusni miq në vende pune

VLORË- Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama gjatë takimit me drejtues të pushtet vendor të Vlorës i ka paralajmëruar se askush nuk duhet të pretendojë të punësojë miq.

Rama ka kërkuar që asnjë të mos punësohet pa kaluar në konkurse shumë të forta, me qëllim që në punë të futet ai që ka meritë dhe jo ai që ka mikun ë të fortë.

Në fund të takimit mësohet se kryeministri i ardhshëm i ka porositur krerët vendorë që të mbyllin projektet për zhvillim, pasi shumë shpjet do të nisë puna.

Rama u takua me krerët vendorë të qyteti bregdetar të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes dy-ditore me ministrat e kabineti të ri qeveritar.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›