E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: La lëmë Ramën në rrugën e vetmisë

PESHKOPI- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit Aleanca për qytetarin për bashkinë e Peshkopisë Ilir Klosi.

Në takimin e zhvilluar në këtë qytet, në prani të shumë njerëzve, Berisha ka premtuar vazhdimin e projekteve për zhvillimin e zonës, për punësimin dhe për shndërrimin e Peshkopisë me pasuri të shumta natyrore në një destinacion turistik.

Me reformat e bëra nga qeveria, sot jemi vendi i NATO-s. Sot lëvizim të lirë në Evropë dhe po ndërtojmë Evropën kudo në Shqipëri. Ne guxojmë dhe bëjmë ëndrrat tona realitet tha Berisha gjatë fjalës së tij, duke kërkuar mbështetje për kandidatët e djathtë në këto zgjedhje.

Sipas tij, Aleanca për qytetarin është e vetmja alternativë për vazhdimin e progresit në vend, ndërkohë që fushata ka destinacion vetëm rrugën e vetmisë.

Berisha ka ironizuar sërish me sloganin, duke ftuar shqiptarët që me votën e tyre ta lënë liderin e PS-së në rrugën e tij të vetmisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›