Vlorë, shpërthen makina, 1 i vdekur, 2 të plagosur
VLORE- Një automjet ka shperthyer ne mes te qytetit te Vlores dhe dyshohet se nje person ka gjetur vdekjen, nderkohe qe 2 te tjere jane te plagosur rende.
Ngjarja ka ndodhur pak me pare dhe ka shkaktuar panik ne gjithe zonen, qe ne ate kohe ka qene shume e populluar.
Shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe prej tij, jane thyer xhamat dhe ka pasur demtime ne ndertesat perreth.
Te dhenat e para flasinin per tre te lenduar rende nga shperthimi, e me pas burime policore njoftuan se nje nga te lenduarit humbi jeten ne spital. Nuk ka ende konfirmim zyrtar per identitetin e personave qe kane qene ne automjet ne kohen e shperthimit.
Ajo qe saktesohet eshte se automjeti me ngjyre gri, ishte me targa te huaja. Ne vend mberriten me urgjence forca te zjarrikeses, te cilat nderhyne per disa kohe per shuarjen e flakeve. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes.