Berisha: Lehtesim per investimet kuvajtiane Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha mori dje mbeshtetjen e plote nga Kuvajti, per rritjen e investimeve ne Shqiperi ne te gjitha fushat, ne menyre te vecante per projektin e ndertimit te Boshtit te Jugut. Nderkohe qe ne kulmin e debateve per ndertimin e sheshit "Skenderbej", gjeti rastin te falenderoje qeverine e Kuvajtit per fondin e akorduar per qendren e Tiranes. "Ky projekt, u shpreh kryeministri Berisha eshte nje projekt i madh dhe i rendesishem si per Tiranen, zemren e Shqiperise, ashtu edhe per mbare kombin", theksoi kryeministri. Kreu i qeverise, u prit diten e djeshme nga Kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, i cili duke vleresuar marredheniet e shkelqyera mes vendeve, tha se ekzistojne te gjitha potencialet per nje zhvillim te metejshem te ketyre marredhenieve, duke e cuar bashkepunimin ekonomik ne nivele edhe me te larta. Gjate ketij takimi u diskutua edhe per fushat me potencial per shfrytezim nga investitoret kuvajtian, si shfrytezimi i burimeve ujore te Shqiperise, ndertimi i resorteve turistike dhe fusha e turizmit ne pergjithesi, per te cilin Shqiperia ka nje potencial te madh si ne turizmin malor edhe ne ate bregdetar. Nga ana e tij, kreu i qeverise Berisha tha se eshte i hapur qe te lehtesoje investimet kuvajtiane ne Shqiperi ne fushen e rafinerive dhe perpunimit te naftes, si dhe ne ndertimin e Hidrocentraleve ne menyre te vecante edhe ne vijueshmerine e projektit per Boshtin e Jugut. Ndersa gjate takimit me Emirin e Kuvajtit, ky i fundit u shpreh se stabiliteti ekonomik i Shqiperise dhe qendrueshmeria e ekonomise shqiptare, vecanerisht edhe ne kete periudhe te krizes boterore, ben qe Shqiperia te jete nje vend mjaft i favorshem per investitoret kuvajtiane. "Une mendoj se kane interes real dhe te madh nga Kuvajti per te investuar ne Shqiperi. Nuk duhet te harrojme se investitori kryesor ne Shqiperi eshte Al Kharaf dhe se Fondi Kuvajtian i Zhvillimit ka dhene nje ndihme shume te madhe ne dhjetera e dhjetera projekte ne te gjitha fushat, nje ndihme bujare ne ndertimin e Shqiperise. Pra ekziston nje vullnet shume i qarte, gatishmeria dhe ndjenjat me miqesore per t'u dhene ketyre marredhenieve nje nivel te ri", u shpreh Berisha pas takimit. Me qellim qe investitoret kuvajtian te njohin me nga afer potencialet qe ofron Shqiperia, se shpejti ne Kuvajt do te organizohet "Java e Shqiperise". Kete fakt kryeministrit, ia pohoi Kryetari i Asamblese Kombetare te Kuvajtit. Nderkohe qe u diskutua qe nje delegacion me biznesmene kuvajtian te vizitoje Shqiperine, per pare me nga afer potencialet qe ajo ofron ne fusha te ndryshme. Kryeministri Berisha, vleresoi se hapja e ambasadave do te jete nje moment shume i rendesishem per te dy vendet. "Gjykoj se marredheniet tona po ecin me shpejtesi drejt horizonteve me te gjera. Jane marredhenie politikisht te shkelqyera, jane marredhenie miqesore, por potenciali per t'i shtrire ato ne te gjitha fushat eshte i madh", u shpreh ai.