Topi dhe Topalli, apel opozitës për pajtim dhe dialog politik
Te rikthehemi tek besimi i komunikimit dhe besimi per te kryer vepra te mira. Ky ishte mesazhi i Presidentit Bamir Topi per klasen politike ne vend, e cila prej muajsh e ka lene menjane dialogun. Duke shfrytezuar Festen e Pashkeve dhe urimet per te gjithe besimtaret te krishtere, kreu i shtetit, nuk harroi te jape edhe nje mesazh per merite politike. "Deshiroj se pari te uroj nga zemra te gjithe besimtaret e krishtere per kete dite te madhe, per kete dite te ringjalljes ne te gjitha kuptimet e fjales, te rikthimit te besimi, te rikthimit tek optimizmi, te rikthimit te dialogu, te rikthimit te jeta", tha kreu i shtetit, pas urimeve dhe vizitat ne Seline e Kryepiskopates se Hirshme te Kishes Ortodokse Autoqefale ne Tirane me shpresen e rikthimit te dialogut politik qe prej muajsh po i mungon vendit. Presidenti Topi, ne menyre te vecante urimet me te ngrohta e te perzemerta ne diten e kremtimit te Pashkeve. Kryetari i Shtetit i shprehu urimet me te perzemerta per kete Feste te madherishme te krishterimit. "Besoj qe eshte nje dite qe na motivon te gjitheve te japim nje mesazh te tille. Jo rastesisht festat fetare perqendrohen brenda nje periudhe te shkurter ne pranvere, cka do te thote qe pranvera sjell me vete edhe besimin te komunikimi, tek ajo qe konsiderohet njerezore, te besimi per t'iu kthyer veprave te mira, vepra per te cilat ne kemi nevoje te gjithe si shoqeri", nenvizoi Presidenti, serish duke shigjetuar klasen politike ti jape fund nje here e mire debateve politike qe vijojne per rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.
Ne pamundesi per te gjetur gjuhen e perbashket ne Kuvend, Kryetarja Jozefina Topalli, zgjodhi kete here Kishen per ti bere apel opozites per dialog politik ne institucione. Pas vizitave te bera ne Kishen Ortodokse dhe ate Katolike ne Tirane, Topalli tha se Festa e Pashkeve eshte dita ne te cilen duhet te mendohet me shume per dialog. "Absolutisht eshte dita kur duhet te mendohet me shume per dialog ne Parlament, per bashkepunimin, per pajtimin, per kapercimin e situatave artificiale dhe per te menduar per ate qe eshte me e rendesishme per vendin dhe jo per ate qe eshte ne axhenden personale", tha Topalli. Indirekt ajo i beri thirrje kreut te opozites, Edi Rama, qe te mendoje me shume per ate qe kane me shume interes per shqiptaret, sic eshte liberalizimi i vizave dhe jo per interesin partiak apo personal ne sjelljet politike apo aksionet e ndryshme personale. Kryetarja kerkoi publikisht pajtim mes paleve, qe sipas saj duhet te vije mbi kapercimin e situatave aktuale. Ne kete kuader, Topalli beri thirrje me per shume dialog politik brenda institucionit te Parlamentit, ne nje moment kur Shqiperia eshte ne pritje te vendimeve te rendesishme nga nderkombetaret per procesin e liberalizimit te vizave si dhe per rrugen e metejshme drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Duke i konsideruar situatat aktuale, ku opozita po vijon bojkotin e pjesshem te Kuvendit, si artificiale, Topalli kerkoi gjithashtu dialog dhe diskutime brenda institucioneve. Thirrje e cila vijon ne menyre te vazhdueshme nga Kryetarja e Kuvendit, ne nje kohe kur opozita ka vendosur qe te jete e pranishme ne Parlament, vetem ne diskutimet jashte rendit te dites, por ne asnje shqyrtim apo diskutim te projektligjeve dhe aq me pak te jete pjese e komisioneve parlamentare. "Urimet me te mira, gezuar pashket! Eshte momenti ne te cilin te gjithe bashke, jo vetem sot, por cdo dite, cdo ore duhet te percjellim me shume se kurre shpirtin e humanizmin, gje per te cilen ka nevoje cdo familje, cdo femije, cdo burre, cdo grua, cdo pensionist", tha Kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit, Festa e Pashkeve eshte nje dite gezimi per te gjithe, sidomos per shqiptaret eshte dita e forces dhe e fuqise qe ka vete simbolika e ringjalljes. "Une u uroj te gjithe te krishtereve, ortodokse e katolike, gezuar Pashket. Por, ne fakt kjo eshte nje feste e te gjithe shqiptareve ndaj dhe une i uroj te gjithe shqiptareve, gezuar Festen e Ringjalljes", uroi Kryetarja, duke shtuar se cdo dite, cdo ore, duhet te percjellim me shume se kurre shpirtin e humanizmit.