E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Lehtësira investitorëve në fushën e energjisë

04-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha në inaugurimi e hidrocentralit Lapaj, Bistricë–Kukës


Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Hidrocentralit të Lapaj-t në Bushtricë në rajonin e Kukësit, në pronësi të Gjo-Spa PoWer, e cila i përket grupit italian ETEA. Gjithashtu, pjesmarrës në këtë ceremoni ishin dhe ambasadori italian, Gaiani dhe përfaqësues të ETEA Group dhe partnerë shqiptarë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Haxhinasto, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor etj. Ndërtimi i Hidrocentralit, i cili përdor ujë nga lumi i Bushtricës, filloi në prill të vitit 2008 dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MW, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 MËh. Investimi i përgjithshëm i mbështetur nga grupi italian dhe partnerëve të saj shqiptarë ishte rreth 15 milionë euro. Linja e transmetimit të prodhimit prej 110 Kë ka përfunduar me gjatësi 30 km nga Lapaj në stacionin e Kukësit. Për ndërtimin e hidrocentralit janë punësuar rreth 2000 vete. Hidrocentrali i Lapajt prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e  më shumë se 22.000 familjeve shqiptare. Prodhimi vjetor i hidrocentralit i korrespondon gjithashtu një sasie prej më shumë se 29 milione fuçi nafte dhe shmang përhapjen e më shumë se 11.000 ton gazrave që shkaktojnë efektin serë.   Hidrocentrali i Lapajt është ndërtuar në kaskadën e lumit Gryka Çaj.  Hidrocentrali ka një fuqi te kontraktuar 12.6 Megavat dhe një fuqi te instaluar prej 15 Megavat. Hidrocentrali është i një teknologjie me kanal prej 3 km. Hidrocentrali tashme ka filluar prodhimin. Në këtë kaskade do të ndërtohen dhe 6 hidrocentrale të tjerë, dhe fuqia totale e tyre do të jetë për më shume se 50 Megavat, të cilat gjithashtu do te jene rezultat i investitorëve vendore dhe italian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›