Berisha Leter partive per reformen

Letra i eshte drejtuar Edi Rames Ilir Metes Fatmir Mediut Vangjel Dules dhe Shpetim Idrizit si dhe 6 organizatave joqeveritare te cilat kane marre pjese si vezhguese ne zgjedhje.
Takimi i cili do te zhvillohet ne kryesine e kuvendit ka si teme te vetme te diskutimit shqyrtimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme.
Ne letren e shkurter drejtuar kryetareve te partive parlamentare kryeministri Berisha shprehet se per vete rendesine e ceshtjes perfaqesimi i partive duhet te jete ne nivel kryetari ose ne pamundesi objektive nga persona te autorizuar prej kryetarit te shoqeruar me eksperte. Kryeministri Berisha thote ne leter se tryeza mbetet e hapur per propozime dhe sugjerime te cilat do te permiresojne me tej kuadrin zgjedhor.
Menjehere pas kesaj ftese e qe ka konfirmuar pjesemarrjen eshte LSI-ja aleatja kryesore e kryeministrit Berisha ne qeveri e cila e cilesoi te papergjshem qendrimin e nje dite me pare te kreut te opozites Edi Rama per te mos u angazhuar ne nje reforme te re zgjedhore pa hetuar me pare zgjedhjet e kaluara.
Angazhimi real dhe jo veteperjashtimi jane ato qe presin qytetare dhe simpatizantet e PS thote sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.
Nese socialistet nuk marrin pjese ne kete tryeze do te thote se amendamnetet e prodhuara do te mbeten pa votuar ne parlament.
Reagimi i Partise Socialiste per qendrimin e LSI-se ishte si gjithmone i shpejte dhe me fjale te tilla qe nuk lene shprese per pjesemarrjen e PS-se ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha per reformen zgjedhore.