Berisha Liberalizim i tregut energjetik Sekui Rregulla per te mbrojtur interesat e qytetareve
Tregu energjetik shqiptar pritet të bëhet edhe më i konkurueshëm pas miratimit të paketës së tretë energjetike, konform rregullave të Bashkimit Europian. Në konferencën e mbajtur për këtë çështje, kryeministri Sali Berisha theksoi se investimet e fundit në këtë sektor i kalojnë 2 miliardë euro, ndërkohë që e vuri theksin në liberalizimin e tregut energjetik dhe rregullat për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
“Mbrojtja e konsumatorit, duhet të mbetet një qëllim madhor i kësaj pakete, liberalizimi maksimal i tregut, ndezja e konkurrencës së lirë”- theksoi Berisha.
Duke e konsideruar energjinë si rëndësi parësore, shefi i qeverisë theksoi se vendi ynë do të jetë një prodhues kryesor i saj me ndërtimin e 443 hidrocentrale në vend.
“Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e Devollit. Këtë vit përfundon hidrocentrali i Ashtës, i cili perbën veprën më të madhërishme, me turbinat matriks, investim prej 200 milionë euro. Shqipëria ndjek dhe do ndjekë me vendosmeri rrugën e diversikimiit të këtij tregu, i cili nënkupton përdorimi ne burimeve të tjera për energjinë elektrike”- deklaroi kryeministri.
Berisha u ndal edhe tek potencialet e mëdha të naftës dhe të gazit që ka vendi ynë dhë në konkretizimin e projektit TAP.
“Gjithmonë e më shumë po konkretizohet projekti TAP. Shqipëria është vend nafte dhe gazi me rezerva të konsiderueshme. Në Shpirag, Petromanas dhe Shell po realizojnë një nga shpimet më të rëndësishme. Përveç zonave Fier, Vlorë Berat, po eksplorohet edhe në zona të tjera të vendit, ku ka të dhëna premtuese për naftë të lehtë dhe gaz në sasira të mëdha”- vijoi më tej kreu i ekzekutivit.
Por kryeministri theksoi se po punohet që të krijohen lidhje me vendet përreth, duke respektuar marrëdhënien partner publik-privat. Në të gjithë këto përpjekje, ai tha se ka patur një ndihmë të institucioneve publike e financiare të Gjermanisë, të Italisë, të Norvegjisë dhe vendeve mike dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Nga ana e tij ambasadori Sekui e konsideroi paktetën e tretë të energjisë si një hap të rëndësishëm, sepse vendos standarde për energjinë dhe vendos rregulla për mbrojtjen e konsumatorit.
“Miratimi i kësaj pakete, bashkë me rregullat e BE-se nuk duhet të konsiderohet si një barrë administrative apo legjislative, por ajo ka për qëllim të krijojë një treg të qëndrueshëm transparent dhe të besueshëm në Shqipëri. Një treg që është i hapur për konkurrencë dhe mund të tërheqë investitorë, sepse ne duam që investitorët të vijnë në Shqipëri dhe të qëndrojnë këtu. Miratimi i rregullave të energjisë, të Bashkimit Europian, do t’i japë mundësi Shqipërisë që të përfshihet në tregun e gjerë europian dhe të ketë mundësi të përfitojë nga mundësitë Bashkimi Europian jep për bizneset”- tha Sekui.
Konferenca “Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit”, shqyrtoi dhe miratoi paketën e tretë të energjisë, e cila përmban një sërë reformash rregullatore në këtë sektor, në mbrojtje të bizneseve dhe të konsumatorëve.