Uragani Sandy pritet te godase ne oret e para te mengjesit

Uragani “Sandy” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është drejtuar në bregun lindor me erëra të fuqishme, reshje të renda dhe stuhi, duke bërë që autoritetet të vënë alarmin për pasojat që mund të ketë. Madje thuhet që shkatërrimet do të jenë të paprecedentë. Guvernatori i Konektikat, Den Malloi ka thënë se kjo është katastrofa më e madhe me të cilën janë përballur ndonjëherë dhe se askush nuk do të kishte imagjinuar gjatë gjithë jetës. Rreth 300 mijë banorë janë pa energji elektrike. Me qindra mijëra banorë janë evakuuar dhe në Nju Jork çdo gjë ka qenë e zbrazët. Metereologët kanë bërë të ditur se uragani Sendi që është përplasur me një front ajri të ftohtë ka krijuar nëj super stuhi që pritet të gjenerojë përmbytje, stuhi dëbore dhe ndërprerje të energjisë elektrike nga Karolina e Veriut deri në Mein. Burime zyrtare thonë se mund të jenë 60 milionë banorët që mund të jenë pa energji elektrike. Uragani Sendi deri tani ka shkaktuar 67 viktima. Sipas qendrës kombëtare të uraganave Sendi është 140 km larg Nju Xhersit dhe Delauer dhe pritet të godasë pas tre ose pesë orësh. Uragani mbetet në kategorinë pesë me erëra që arrijnë nderi në 150 km/h. Kryebashkiaku i Nju Jork, Blumberg ja urdhëruar evakuimin e zonës A dhe u ka thënë banorëve se nëse nuk largohen do të vënë në rrezik jetët e tyre dhe të atyre që punojnë për ndërhyrjen e shpejtë. Është një stuhi e madhe dhe e fuqishme që mund të ketë pasoja vdekje prurëse. Presidenti amerikan Obama e ka përshkruar kështu uraganin në daljen e tij më të fundit për të dhënë informacione mbi situatën. Parashikohet që uragani të godasë në orët e para të mëngjesit me orën tonë. Uragani ka paralizuar tashmë jetën e miliona personave në të paktën tetë shtete amerikane.