E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Liberalizimi i vizave beteje e fituar. PPE Vote pro levizjes se lire per shqiptaret

16-09-2010 / Gazeta 55

Reagon Kryeministri Greqia smund te mbaje qendrime bllokuese ndaj integrimit te Shqiperise


Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur nga Brukseli ku po merr pjese ne samitin e Partise Popullore Evropiane se ceshtja e vizave eshte nje kontekst i mbyllur dhe se shqiptaret do udhetojne te lire ne Schengen brenda vitit.


Berisha tha se vleresimi i raportit qe u dorezua ne Parlamentin Evropian eshte hapi domethenes drejt heqjes se plote te vizave me vendet e BE-se.


Nderkaq pas deklarates se kryeministrit grek Papandreu per procesin integrues te Shqiperise nese preket minoriteti grek ne vend kryeministri Berisha reagon duke thene se nje gje e tille sipas tij nuk mund te ndodhe. Ai thekson se Greqia nuk mund te mbaje qendrime bllokuese ndaj integrimit te vendit tone. Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrime bllokuese ndaj qendrimeve integruese- tha Berisha.


Kryeministrit i eshte sjelle ne vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedonine por ai tha se mes dy vendeve te rajonit ka nje problem te zgjatur duke theksuar se Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale duke kujtuar edhe Samitin e Selanikut ku sipas tij eshte bere deklarata me mbeshtetese. Lidhur me viziten e kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet perpiqen tu marrin tokat minoritareve shefi i ekzekutivit Berisha tha se ata jane vetem dy perfaqesues te forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten ne fushen e retorikes- theksoi kryeministri Berisha. Duke folur per Himaren Berisha tha se dygjuhesia ne ate qytet eshte realitet e banoret atje ndoshta kane edhe dy shekuj qe flasin edhe greqisht. Mbi kete baze i eshte njohur e drejta si minoritet dhe atje ka patur prej kohesh nje shkolle.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›