Kuvendi rrezon dekretin e presidentit per ligjin e pronave Berisha Ndeshkim ligjor grabitesve- opozita mbron hipoteken e saj te korrupsionit

Me votat e mazhorances rrezohet pretendimi i presidentit per ligjin e pronave- drafti kalon per dekretim
Kryeministri Berisha ka mbrojtur sot ne Kuvend ligjin Per Pronen nje draft ky i hartuar nga mazhoranca. Ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit gjate seances plenare shefi i ekzekutivit i beri thirrje opozites te mbeshtese ligjin pasi sic theksoi kryeministri ky ligj sjell te drejten ne vend. Nuk eshte e rastit qe behet nje zhurme e madhe per kete ligj. Nje numer i madh pushtetaresh me ndihmen e pseudo-pronareve kane grabitur vellezerit e tyre me falsifikime monstruoze dhe kane lene duarbosh pronaret e vertete. Beteja per stabilizimin e prones eshte beteja per stabilizimin e kapitalizmit ne Shqiperi. Prandaj ligji nuk miratohet sepse jane te shumte pushtetaret qe perdorin pushtetin e tyre si grabitqare te tokave dhe trojeve. Ky ligj do behet 100 here derisa e drejta te shkoje ne vend theksoi kreu i qeverise. Ligji per pronen djeg pronaret e jashteligjshem prandaj ju ftoj ta votoni ate- vijoi kryeministri. Sipas tij nuk eshte e rastit klithma e ketyre diteve per kete ligj pasi beteja per pronen eshte beteja per sistemin. Ky ligj u djeg vetem atyre qe kane pervetesuar pronat e te tjereve. Ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore- tha me tej Berisha. Duke iu drejtuar deputeteve te opozites kryeministri Berisha theksoi se ata kembengulin qe te mos e miratojne ligjin per pronen pasi fshehin prapa gjithe tokat e grabitura. Une e kuptoj se ju fshihni prapa gjithe hipoteken por ju them ju se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Ju nuk doni ta miratoni pasi ju imponon hipoteka juaj- iu drejtuar kryeministri Berisha deputeteve te opozites. Sipas tij ish-pronaret pane gjate gjithe ketyre viteve qe tentakulat e pushtetit te shtrihen drejt tokave te tyre dhe prandaj ligji qe propozon qeveria synon zhdukjen e tyre. Ne thelb ky ligj nuk synon gje tjeter vecse qe me forcen e te drejtes te mposhte nje nga nje trofete qe pushtetaret iu lejojne vetes tu grabisin pronareve. Ndaj nuk eshte aspak e rastit qe te behet nje beteje kaq e madhe per kete ligj- deklaroi me tej kryeministri Berisha.
...