Akuza ne kryesine e KMSH-sw mes Selim Muces dhe anetareve
Artan CENA
TIRANE - Perplasje ne Komunitetin Mysliman mes kryetarit Selim Muca dhe anetareve te kryesise. Ne oret e pasdites se djeshme kryesia e KSHM njoftoi pezullimin e Muces por vetem pak me vone kreu i Komunitetit doli ne nje konference shtypi dhe deklaroi se nuk ishte shkarkuar. Vec deklaratave mes Muces dhe anetareve jane leshuar dhe akuza te ndersjella. Kryesia e ka akuzuar kreun e KMSH se ka perdhosur demokracine e institucioneve. Nderkaq nga Muca ka ardhur reagimi. Ai eshte shprehur gjate nje konference per shtyp se nuk ishte shkarkuar dhe se do te vazhdonte te kryente detyren e tij sic ka bere deri tani. Gjithashtu gjate mbledhjes kryesia e KMSH ka vendosur te beje dhe disa ndryshme te tjera ne rangje me te uleta dhe ka krijuar nje Drejtori te Marredhenieve me Publikun.
Shkarkimi
Kryesia e Komunitetit Mysliman ka vendosur te pezulloje dje nga detyra kreun e Komunitetit Mysliman Selim Muca. Sipas kryesise pezullimi i tij eshte bere per veprime antistatutore dhe te jashteligjshme si dhe per sjellje manipuluese. Selim Muca ka perdhosur demokracine e institucioneve ne nje kohe qe i eshte kerkuar ti respektoje ato. Muca akuzohet per veprime antistatutore e te jashteligjshme si dhe per sjellje manipuluese - thane burime nga kryesia e Komunitetit Mysliman. Ne vend te tij kryesia ka emeruar edhe kreun e ri i Komunitetit i cili eshte Ilir Vokshi myftiu i Tiranes.
Reagimi i Muces
Pak pas vendimeve te kryesise se KMSH kreu i ketij institucioni Selim Muca ka deklaruar se ai nuk eshte shkarkuar nga detyra dhe se do te vazhdoje ta mbaje kete detyre. Ne nje deklarate per shtyp te bere diten e djeshme Muca theksoi se do te ndeshkoje te gjitha ata qe kane perhapur zerat dashakeqes per shkarkimin e tij. Elemente ne kryesine e Komunitetit Mysliman me insistim kane ndermarre vendime dashakeqese duke mbajtur pezull dhe paralizuar mbarevajtjen dhe funksionimin e ketij komuniteti - theksoi Muca duke shtuar se diten e djeshme keto elemente kane marre vendime ilegale antistatuore dhe kane tejkaluar cdo kompetence morale dhe islame. Muca gjithashtu theksoi se ai eshte ne krye te detyres me mandat ligjor dhe nuk do ta braktise ate per egon e disa elementeve te kryesise se Komunitetit Mysliman.
Ndryshimet e KMSH
Emerohet ne detyren e drejtorit te Marredhenieve me Publikun dhe Median Agron Hoxha i cili ka nje eksperience te gjate ne fushen e medias ka mbaruar Medresene dhe Universitetin per Media dhe Radio Televizion si dhe prej 7 shtate vjetesh eshte kryeredaktor i gazetes Drita islame.
Detyren e drejtorit te kesaj drejtorie do ta kryeje se bashku me ate te kryeredaktorit. Bujar Spahiu lirohet nga detyra e drejtorit te Arsimit dhe vazhdon detyren e nenkryetarit te KMSH-se.
Emerohet ne detyren e drejtorit te Arsimit Altin Shima i cili deri tani ka qene drejtor i Medresese se Korces dhe myfti i rrethit Kolonje Erseke. Ai ka nje pervoje disavjecare ne fushen e arsimit si arsimtar dhe drejtues i larte si dhe eshte i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik.
Ilir Vokshi lirohet nga detyra e myftiut te Tiranes dhe vazhdon detyren si myfti i rrethit Durres e cila eshte nje myftini e madhe me problematika te shumta.
Hafiz Shaban Saliaj rikonfirmohet myfti i rrethit Tirane.
Bilal Teqja emerohet ndihmesmyfti i Tiranes.
Shembja e pallatit dy te akuzuar denohen me 8 vjet burg gjithsej
GJIROKASTER - Pese nga shtate te pandehurit te cilet akuzohen per shembjen e nje pallati 5-katesh ne lagjen 11 Janari ne Gjirokaster me 9 nentor 2008 me pasoje tre viktima midis tyre nje femije u shpallen te pafajshem diten e djeshme nga Gjykata e Apelit ne jug te vendit. Mesohet se Sotiraq Janora administrator i firmes Arti sh.p.k. u denua me 6 vjet burg ndersa Gjergji Meci inxhinieri i firmes u denua me 2 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe. Nderkohe Aferdita Papamihali ish-sekretare e KRRT-se se Bashkise Gjirokaster Admir Shehaj ish-inspektor ne Inspektoratin e Ndertimit prane kesaj bashkie Alfred Mamani ish-pergjegjes i Zyres se Urbanistikes si dhe dy ish-punonjes te Policise Bashkiake Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj u shpallen te pafajshem. Mbi te akuzuarit e ketij procesi rendojne akuzat e vrasjes nga pakujdesia shkaterrimit te prones si dhe shperdorimit te detyres. Nga hetimet e Prokurorise se Gjirokastres eshte arritur ne perfundimin se pallati pesekatesh i ngritur ne nje koder ne lagjen 11 Janari u shemb per shkak te punimeve per ndertimin e nje godine te re prane tij.
Vrasja per nje varese floriri ne burg tre te dyshuarit
SHKODER - Tri dite pas vrasjes se 14-vjecarit nga Dukagjini vetem per nje varese floriri dy vellezerit e akuzuar jane lene ne arrest me burg ndersa adoleshenti Sokol Macaj do te qendroje vetem 10 dite ne qeli per shkak te bashkepunimit me drejtesine. 26-vjecari Edmond Kodra mohoi para trupit gjykues pjesemarrjen ne vrasjen e Agim Leres duke fajesuar te vellane dhe shokun e tij. Por pavaresisht pretendimit te te pandehurit gjykata dha masen e kerkuar nga prokuroria. Ndersa procesi ndaj dy te akuzuarve te tjere eshte zhvilluar pa pranine e medias per shkak te moshes se tyre te mitur. Sipas policise dy vellezerit dhe bashkefshatari i tyre 15-vjecar kane keqtrajtuar fizikisht dhe me pas e kane mbytur ne lumin e fshatit te miturin i cili ka refuzuar qe tu jepte nje varese floriri. Fillimisht autoret tentuan ta paraqesin gjithcka si aksident por gjate ekspertizes se kufomes u vune re shenjat e dhunes ne trup dhe kryesisht ne qafe gjate mbytjes ne lume.
16 Shtator 2010