E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Libri prioritet i qeverisë

Në naten e parafundit të mbylljes së panairit të 11 të librit në Tiranë, u vizitua dhe nga kryeministri Berisha , Lirie Berisha dhe ministri i KTRS Ylli Pango. Kryeministri vizitoi disa nga stendat ne hollin e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri u prit nga kryetari i shoqatës së botuesve shqiptar Fatmir Toci. Bashkë më një grup të tjerë botuesish kryeministri mori pjesë dhe në ndarjen e cmimeve të panairit të 11. Berisha thesoi rëndësinë e këtij panairi dhe librit në vetvete. "Libri mbetet një nga prioritetet e kësaj qeverie", deklaroi për mediat, Kryeministri Sali Berisha, pasi vizitoi stendat e edicionit të 11-të Panairit të Librit 'Tirana 2008', në Pallatin e Kongreseve . "Qeveria mbetet e vendosur të bëjë çdo gjë për t'i dhënë përparësi zhvillimit të librit dhe bibliotekave", vuri në dukje Berisha, duke e konsideruar politikën ndaj librit si një përparësi të kësaj qeverie. U ndanë 5 çmimë të cilat u fituan nga Visar Zhiti me vëllimin me tregime "Shekull tjetër" .Ardian Klosi me "Antologjia e tregimit të gjuhës gjermane"."Ideart" Stenda me paraqitjen më e mirë në Panair."Sami Frashëri-Vepra" për çmimin "Libri më i realizuar grafikisht" dhe Shkëlzen Zalli me librin "Kush banon te syri", autori më i vlerësuar për fëmijë. Në datën 18 do të bëhet dhe mbyllja e panairit të 11 të librit në Tiranë organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›