Kosovë,Zëvendësministri i Jashtëm italian Mantica takon krerët
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Alfredo Mantica do të takohet sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe mnistrin e Jashtëm, Skender Hyseni, bëhet e ditur nga presidenca kosovare. Pas qëndrimit dje në Prishtinë të zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Daniel Fried, ardhja e diplomatit italin Mantica është edhe një tjetër vizitë në një kohë të bisedimeve në Prishtinë për dokumentin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të refuzuar nga institucionet e Kosovës