E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Licencat, biznesi pa vonesa

Biznesi nuk mund te prese dhe per kete arsye duhen vendosur afate edhe me te shkurtra, per sa i perket licencimit te biznesit, ne teresi dhe atij te vogel ne vecanti. Ky ishte qendrimi dhe kerkesa qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se Task-Forces per reformen rregullatore. Ne mbledhjen e djeshme u diskutua kryesisht per reduktimin ne maksimum te afateve, per pajisjen e subjekteve me leje dhe licenca, si dhe per reformen ne sistemin e inspektimit. Sipas Berishes, eshte e rendesishme qe biznesi te shkeputet plotesisht nga burokracite, ndonese theksoi se hapa pozitive jane marre per kete qellim. "Kjo nenkupton afate shume me te shkurtra ne sherbimet qe iu serviren qytetareve. Shqiperia nuk mund te prese, biznesi nuk mund te prese", deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo Task-Force ka nje mision jashtezakonisht te rendesishem, qe konsiston ne avancimin e te gjitha reformave, qe zgjerojne me shume standardet liberale te ekonomise se tregut, krijojne klimen me te favorshme per investime dhe lehtesojne te gjitha burokracite ndaj bizneseve. Ne kete kuader, Berisha theksoi se nga kjo reforme varet i gjithe zhvillimi ekonomik, nxitja dhe inkurajimi i biznesit. Gjate mbledhjes se djeshme, Kryeministri theksoi se kujdes me te madh dhe afte me te shkurtra duhet te zbatohen kryesisht per licencat e kategorise se trete, ku perfshihen bizneset e vogla. Ne menyre te qarte, Berisha kerkoi nga ministrite qe te sjellin brenda nje afati sa me shkurter, ndryshimet ne kuadrin ligjor, ne menyre qe te nise sa me shpejte zbatimi i afateve te reja per marrjen e lejeve dhe licencave. Po keshtu, ne mbledhje u diskutua edhe lidhur me reformen ne sistemin e inspektimit, e cila synon qe eliminimi i pengesave dhe burokracive ne regjistrim dhe licencim, te plotesohet me eliminimin e pengesave ne inspektim. Sipas Berishes, per te arritur kete kerkohet nje kombinim i arritjeve ne regjistrim dhe licencim me transformimin e modelit te inspektimit ne Shqiperi. Kryeministri e cilesoi reformen ne sistemin e inspektimit, si nje aspekt jetik per te lehtesuar biznesin. "Kjo reforme duhet te jete nje reforme e hekurt, duhet te zbatohet me vendosmeri te madhe dhe, mbi te gjitha, duhet te realizohet sa me shpejte", kerkoi Berisha. Sipas tij, eshte e rendesishme qe t'i jepet forma perfundimtare problemit te inspektimit ne te gjithe Shqiperine. Ne te njejten kohe, Berisha eshte shprehur se keto procedura per licencimin e bizneseve, kryesisht te vogla dhe qe kane te bejne drejtperdrejt me qytetarin, duhet te lehtesohen ne maksimum dhe te shmangen burokracite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›