Topalli e Ruci, balle perballe per bojkotin
Ne nje interviste per "BBC", kryetarja e Kuvendit, njeheresh nenkryetare e PD, Jozefina Topalli dhe kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, jane vene balle perballe njeri-tjetrit, teksa kane komentuar politiken ne vend. Baze e debati mes tyre, nepermjet pergjigjeve per kete radio, ka qene bojkoti i opozites, kerkesat e saj dhe thirrja e nderkombetareve qe ajo te hyje ne Kuvend. Njeheresh edhe dje, ne kete interviste, Topalli u ka bere thirrje deputeteve te Partise Socialiste, te zene vendet ne Kuvend. Ajo thote per kushtin kryesor te opozites, hapjen e kutive te zgjedhjeve te fundit, se shumica do te respektoje rigorozisht Kushtetuten.
Ndersa kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruci ka kembengulur ne qendrimin, se kusht per hyrjen e opozites ne Parlament, eshte hapja e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit. Opozita ne Shqiperi, po mbledh firmat e 20 mije perkrahesve te saj per te cuar ne Kuvend, apelin kushtetues per hapjen e kutive te votimit, si kusht per kthimin ne Parlament. Procesi i mbledhjes se firmave filloi te shtunen, fill pas mbarimit te protestes te perkrahesve te opozites perpara selise se qeverise dhe Kuvendit te Shqiperise.
Nderkohe qe Topalli thote se ne baze te Kushtetutes dhe te ligjit, mjafton iniciativa e nje deputeti per t'u shqyrtuar ne Parlament kerkesa e opozites.
Topalli: Deputetet, ne Kuvend pavaresisht kostos nga Rama
Perkrahes te opozites dhe Edi Rama, thone qe afro 10 mije syresh jane duke mbledhur firma per nje apel kushtetues per hapjen e kutive, qe do ta paraqesin ne Kuvendin e Shqiperise. Si e vleresoni ju kete aksion?
Se pari dua te them qe opozita ka mundesi dhe dimensione pune te pafundme, por qe fillojne ne Parlament dhe une deshiroj qe te shoh nje minute e me pare opoziten ne Parlament, ta shoh ne detyren dhe misionin qe i kane caktuar shqiptaret ne 28 qershor. Une cdo dite nuk do te rresht se ftuari opoziten, per te kryer detyren dhe misionin e saj, per te bashkepunuar se bashku sic kemi bere, per te arritur kompromise te jashtezakonshme qe mund t'i quaja dhe historike, si ato te legjislatures se te kaluares.
Zonja Topalli, si eshte per ju ky Kuvend i ketyre javeve, me karriget gjysme bosh? Keni 5 vjet qe drejtoni Kuvendin e Shqiperise, si po i perjetoni keto momente?
Une pres qe deputetet e grupit parlamentar te PS-se, qe eshte nje grup me numer te konsiderueshem anetaresh, te jene ne Parlamentin e Shqiperise. Une e di qe secili prej tyre deshiron te jete ne Parlament, ata po mbahen peng nga kryetari i tyre. Ndaj dhe nuk i drejtohem kryetarit te PS-se, qe nuk ka vendosur as emrin e tij ne listat e deputeteve, por i drejtohem cdo anetari te ri te zgjedhur dhe shumica jane te rinj, qe do te ulen per here te pare ne Parlamentin e Shqiperise, per te qene luajale me shqiptaret qe i votuan ne 28 qershor. Une kisha nje takim me kryetarin e Senatit te Kanadase dhe dua te jem e sinqerte qe nuk me vjen mire, se ne fund te fundit, ne shihemi si komb dhe si Shqiperi, qe deputetet e PS-se nuk kane kurajen per te respektuar Kushtetuten, nuk gjejne kurajen per te mos qendruar peng te kurrkujt, qe nuk analizojne aq sa duhet, qe ata nuk e kane per detyrim dhe nuk kane mundesi zgjedhjeje qe te rrine apo jo brenda Parlamentit. Keto ishin zgjedhjet me te mira qe kemi pasur ne Shqiperi, per te cilat kemi marre vleresimet me te mira nga nderkombetaret. Dhe kur pranon arbitri, ti nuk mund t'i refuzosh ato. Ndaj dhe une kam per detyre, ne respekt dhe ne detyrimin tim ndaj Kushtetutes e ligjit, qe t'i respektoj ata, ne momentin qe do te vijne ne Parlament. Ne kemi nevoje per opoziten, ato nuk mund te demtojne proceset integruese dhe te liberalizimit te vizave. Jemi populli me popullsine me te re, nuk kemi asgje me te shtrenjte se liberalizimi i vizave, jemi ne momentin kur negociohet per liberalizimin e vizave.
PS ka thene qe me Kuvendin do te kene marredhenie te kushtezuara dhe kushti i pare, eshte hapja e kutive te 28 qershorit. Cfare te keqe ka hapja e kutive te votimit?
Nuk ka kurre kushte me Kushtetuten, nuk mund te kete kurre kushtezime me Parlamentin. Mbi Kushtetuten nuk mund te shkele asnje, asnje kryetar partie. Ne fund te fundit me le pershtypjen e dickaje shume te vjeter, shume anakronike, per nje force politike qe eshte nje aset ne fakt, ne pasurine politike te vendit tone. Ndaj dhe i drejtohem cdo deputeti te ri te PS-se, qe te kene kuraje ne Parlament dhe te marrin persiper, pavaresisht kostos qe mund te kene ne raport me kryetarin e tyre, detyren qe kane perballe kombit, ligjit themelor dhe premtimit qe ata i kane bere qytetareve socialiste gjate fushates.
Me gjithe thirrjen tuaj per te pare opoziten ne Kuvend, vecanerisht per deputetet e rinj qe vijne rishtas, opozita vendos te ndjeke rrugen e saj, pra te sjelle ne Kuvendin e Shqiperise firmat e 20 mije qytetareve, per nje apel kushtetues. Ju si do te veproni ne kete rast?
Asgje. Une kam perpara Kushtetuten, ligjet dhe cdo iniciative. Nese eshte kushtetuese, shqyrtohet ne Parlament, por do te mjaftonte dhe vetem nje deputet ta beje kerkesen dhe nese ajo eshte kushtetuese, ajo shqyrtohet ne Parlament. Ndoshta eshte hera e pare ne 18 vjet qe kesaj mazhorance t'i vijne letrat e urimit per zgjedhjet e 28 qershorit nga Obama, nga Berluskoni, Sarkozi dhe nga gjithe vendet e tjera te Evropes e SHBA-se. Ky eshte nje sinjal tjeter dhe opozita nuk mund te qendroje e "shurdher". Une mendoj qe shqiptaret kerkojne te vazhdojne proceset integruese dhe ne do te vazhdojme te ecim me reformat ne kete fushe, por nuk ka moment me te rendesishem sesa te vazhdojme me reformat ne drejtesi, te cilat nuk mund te behen pa votat ose mbeshtetjen e PS-se. Keshtu qe eshte nje moment kyc per te gjetur kurajen, per te ardhur ne Parlament dhe per te kritikuar aty ku duhet, e per te bashkepunuar e negociuar aty ku Kushtetuta na e lejon.
Ruci: Opozita do te protestoje, imagjinojeni Topallin ne Kanada
Perse duhen mbeshtetesit e tyre te hedhin firma ne leter, nderkohe qe mjafton iniciativa e nje deputeti ne Kuvendin e Shqiperise?
Me vjen edhe per te qeshur edhe per te qare, me interpretimin qe i ka bere kryetarja e Kuvendit, e cila e paska mesuar rregulloren, qe paska te drejte nje deputet te marre nje iniciative ligjore dhe kete nuk e ditka opozita, pra PS. Nuk eshte thjesht pune mundimi apo mosnjohje, por nisma ka nje permbajtje me te thelle, se kush eshte pronari i kesaj vote. Ne nuk po mundojme njeri, eshte elektorati shqiptar ai qe do te dije e te lexoje se ku shkoi vota e tij. Zonja Topalli le te marre nismen apo te deklaroje qe mazhoranca qe ajo perfaqeson, eshte e gatshme te beje transparencen perpara ketyre qytetareve.
Zoti Rama eshte shprehur per nje bojkot te mundshem te zgjedhjeve te pjesshme te 15 nentorit, i ka quajtur ato "farse", nderkohe qe ka thene se vendimin per to do ta marre forumi kryesor i PS-se, pra Asambleja qe ju drejtoni. Cilat jane gjasat per vendimin tuaj?
Brenda kesaj jave PS do te zhvilloje dy aktivitete te rendesishme, sic eshte mbledhja e Kryesise dhe mbledhja e Asamblese Kombetare. Ne kushtet qe kemi te bejme, aspak me nje reflektim, por perkundrazi nje qendrim teper te ngurte dhe aspak premtues te mazhorances, sigurisht qe veprimeve politike te PS-se nuk i mbetet alternative tjeter vetem t'i pershkallezoje ato.
Kreu i Senatit kanadez, por edhe me pare mjaft nderkombetare te tjere kane perseritur qendrimin e tyre, qe opozita te zere vendet e saj ne Parlament?
Ju lutem mendojeni zonjen Topalli ne Kanada, sikur ajo t'i bente thirrje apo t'i jepte mend opozites atje. Ka perenduar koha e Shqiperise, qe mendonte se cfare thote njeri apo tjetri, keshtu qe te gjitha mediat, ne dispozicion te mazhorances aktuale, trumbetonin me te madhe se cfare tha mysafiri kanadez. Demokracia, liria e fjales, liria e prones qe nderkombetaret na i kane mesuar ketu e 20 vjet me pare, tashme jane prone edhe e shqiptareve, keshtu qe ne nuk mund te ndikohemi ne shprehje, kerkesa, apo ultimatume te tilla, te kujtdo qofshin ato.
Ju keni protesten e radhes ne Berat, si eshte gjeografia e protestes tuaj?
Gjithe Shqiperia do te jete ne pershkallezim te protestave dhe ne kerkim te atyre kushteve qe opozita shqiptare ka shtruar. Nese keto kushte nuk realizohen, ne nuk futemi ne Parlament, sepse kemi 20 vjet qe bejme zgjedhje, 20 vjet me standarde te parealizuara dhe me shkelje te perseritura.