Java e VIII e Kinemase Spanjolle
Eshte radha e Kinemase spanjolle, pas asaj greke dhe te vendeve te uleta, qe te jete per publikun shqiptar. Filmat do te jene me 13, 14, 15, 20, 21, 22 tetor dhe do te projektohen ne Kinema Imperial ne Hotel Sheraton. Java e VIII e Kinemase Spanjolle deshiron te ilustroje nepermjet gjashte filmave te projektuar-ndryshimet e shoqerise spanjolle ne pesedhjete vitet e fundit. Qe nga Spanja, qe priste e deshiruar Míster Marshall, dhe deri tek ajo qe kane gjeneruar regjisore te tille si Alejandro Amenábar, qe e ka pasur ne cast-in e tij Nicole Kidman tek "Te tjeret", duke ofruar keshtu nepermjet kinemase nje vizion te shumanshem, te aspekteve te ndryshme te tranzicionit dhe transformimit te Spanjes.