E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Basha: Eshtë i sëmurë

TIRANË - Është larguar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci. Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në këtë post, zëvendësi i Prencit, Hysni Burgaj, i cili mbante detyren e nendrejtorit.


Drejtori i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili po sot propozoi emrin e Burgajt për shef të policisë. Mësohet se ministri i Brendshëm ka deklaruar si motiv të dorëheqjes së Prencit problemet e tij shëndetësore. Ndërkaq pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë largim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›