Berisha: Ligji antimafia nuk do të njoh ngjyra politike

Kryeministri Berisha nga faltorja e Kuvendit ka vazhduar sërish akuzat ndaj kreut socialialist Rama duke theksuar se ligji antimafia do të veprojë kundër kupolës së mafies që ai përfaqëson.
"Sot Edvin Rama iu shpreh solidaritetit dhe kupolës së mafies që ka ndarë 780 mijë euro. Po unë i them Edi Ramës se koha kur t'i mbaje pengë procesin zgjedhor duke dhënë leje ndërtime kupolës së mafies ka marrë fund sepse ligji do të veprojë.
Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se nuk do të lejojë që personat me imunitet t'i shpëtojnë ligjit antimafia që sot po miratohet në Kuvend. Berisha duke e cilësuar ligjin si një nga ligjet më të rëndësishme theksoi se ai do t'i sigurojë shqiptarëve pronën dhe jetën e tyre. Sipas tij ky ligj nuk do të njoh ngjyra politike duke theksuar se është i bindur se ky ligj është interesi më i mirë i qytetarëve të këtij vendi pavarësisht bindjeve politike.