Përfundon takimi i Ramës me aleatët

Kryetari i PS-së Edi Rama ka përfunduar takimin me aleatët për qëndrimin që opozita do të mbajë në ditën në vijim. Në një prononcim për mediat kreu i PLD-së Spartak Ngjela ka deklaruar se kjo është nëj qëndresë kundër tiranisë duke theksuar se nëse nuk hapen kutitë opozita do të ndërmarrë një protestë masive në të gjitha qytetet e vendit sepse sipas tij populli nuk mund të durojë një qeveri të pa votuar.
Ndërsa kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka theksuar se opozita do të kërkojë me insistim protestën mbarë popullore. Ne jemi të bashkuar dhe mendojmë se transparenca e zgjedhjeve dhe hapja e kutive është një domosdoshmëri jo vetëm për forcat politike por për fatet e demokracisë dhe të ardhmes së vendit" theksoi Dule. Sipas tij kjo qeveri duhet të largohet dhe duhet të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse e cila do të bëjë sygjerime për një proces me të vërtetë të pakontestuar.
Ndërkohë kreu i G99-ës Erion Veliaj deklaroi se protesta e opozitës do të fillojë nesër para Televizionit Publik Shqiptar ku do të kërkohet largimi i drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të informacionit të këtij televizioni.