E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita nis nesër valën e protestave

Opozita nis ditën e premte valën e protestave, e para prej të cilave do të jetë përpara Televizionit Public Shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga kreu i G99 Erion Veliaj, pas takimit të aleatëve me z.Rama. Veliaj tha gjithashtu se është duke u marrë në konsideratë edhe një kërkesë ndaj Gjykatës Kushteteuse për të verifikuar shëndetin mendor të kryeministrit Berisha.
Ndërkaq, kreu i PBDNJ-it, Vangjel Dule tha se zgjidhja e vetme do të ishte një qeveri teknike e cila çon vendin në zgjedhje të reja.
Brenda së njëjtës linjë ka qenë edhe avokati Spartak Ngjela i cili theksoi se Shqipëria duhet çliruar nag tirania. Ndërsa kryetari i PDK-së, Nard Ndoka i akuzuar nga kryeministri Berisha për mafia tokash, përveç se ka konfirmuar protestën ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë vjedhjen e votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›