E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Lista e PD-së, pasqyrë e vullnetit të anëtarësisë

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se do të nisë konsultimet me drejtuesit politikë për listat me emrat e deputetëve që do të kandidojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë Kuvendit, Berisha tha “drejtuesit politikë janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet. Do nisim konsultimet dhe pas konsultimeve me drejtuesit politikë do të mblidhet kryesia, do të hartojë listën”.

Sipas Berishës, lista do të pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD.

”Ju e dini që tani ka qenë procesi më transparent i bërë në historinë e këtij vendi. Ajo listë do të pasqyrojë pa diskutim vullnetin e anëtarësisë së PD, me ndërhyrjet, me modifikimet e domosdoshme për zonjat, për të rinjtë dhe me ndonjë rast me përfaqësimet e komuniteteve. Në qoftë se ka defekte serioze në përfaqësim komunitetesh, do ndërhyhet”, tha Berisha.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse vetë Sali Berisha do të jetë pjesë e listave të mbyllura apo të hapura ai u shpreh se, “Sali Berisha nuk e ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek”.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›