E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Lobim per vizat dhe Kosoven

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne mbledhjen e qeverise viziten e tij ne samitin kunder varferise ne OKB.

Ai ka theksuar se vendi yne ka qene nje shembull pozitiv per rritjen e shpejt ekonomike qe ka pesuar vitet e fundit.

Kreu i qeverise theksoi gjithashtu se ka lobuar per ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe njohjen e pavaresise se Kosoves.

Shqiperia ne nje kohe te shkurter per nivelin ku kishte qene dhe cfare ka arritur ishte nje shembull frymezues sic me shprehen shume nga koleget delegate te vendeve te ndryshme eshte shprehur Berisha.

Kam biseduar edhe per ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves sidomos pas vendimit te gjykates se Hages qe e beri kete proces legjitim. Gjithashtu kam biseduar edhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave me lidere te Frances Gjermanise dhe Spanjes deklaroi Berisha.

Presidenti Sarkozi me premtoi se do te vizitonte Shqiperine. Te njejten gje ka premtuar edhe kancelarja Angela Merkel per te vendosur Shqiperine ne axhenden e vizitave per vitin e ardhshem theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›