Zgjidhet kriza e KLD-se

Pas nje takimi paraditen e se premtes gjyqtaret shqiptare vendosen ta mbledhin konferencen gjyqesore ne 15 nentor te ketij viti per ti dhene fund nje ngerci qe ka mberthyer Keshillin e Larte te Drejtesise ku mungojne disa anetare.
Kreu i Gjykates se Larte Shpresa Becaj i ka kerkuar gjyqtareve te votojne per zhvillimin e kesaj konference duke e quajtur paradoksale qe vete njerezit e drejtesise te mos gjejne nje menyre per funksionimin e tyre.
Eshte paradoksale te mendosh qe ne si trupe gjyqesore punen e bazojme ne hartimin e akteve ligjore dhe nga ana tjeter jemi te vonuar ne hartimin e nje dokumenti qe vendos disa rregulla baze ku ne te mbeshtesim funksionimin tone te brendshem theksoi ajo. Ne mbledhje moren pjese 252 gjykates nga 315 qe ka gjithsej sistemi gjyqesor shqiptar.