E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Lufta kundër korrusionit do rrisë të ardhurat”

Autori i Lajmit: red.
“Shqipëria po ndryshon”

Kreu i ekzekutivit Berisha ka mërrë pjesë dje në ianugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Durrësit si dhe sistemin e ri të kamerave në portin e Durrësit. Duke inauguruar sistemin elektronik nëpërmjet të cilit, që sot e tutje do të jepet provimi për patentat, Kryeministri u angazhua për luftën kundër korrupsionit, si e vetmja mënyrë eficente për rritjen e të ardhurave. Berisha deklaroi se, “shpesh më pyesin se ku do t i gjej paratë për projektet e mëdha të vendit. Përgjigjja ime e vetme është: nga lufta kundër korrupsionit”. Në këtë mënyre indierekte Berisha duket se ka dhënë edhe një përgjigje negative për analistët perëndimorë të cilët besonin, se për shkak të krizës globale ekonomike, pasojat e së cilës po ndjehen në Shqipëri, vendi duhej t i drejtohej për kredi Fondit Monetar Ndërkombëtar, siç kanë bërë disa nga vendet e rajonit. Gjatë turit të inaugurimeve Berisha ka prekur sërish premtimin kryesor të fushatës elektorale, liberalizimin e vizave. Me realizmin e projekti të menaxhimit të kufijve nëpërmjet kamerave në Durrës, kryeministri Berisha tha se përmbushej një nga kushtet për liberalizimin e vizave. Berisha u shpreh se: “shfrytëzoj rastin për të falënderuar edhe një herë qytetarët shqiptarë për mundësinë e jashtëzakonshme që na dhanë, që me këtë mandat të shndërrojmë në realitet projektin më të madh që shqiptarët kanë njohur në të gjitha kohërat”. Kryeministri tha se ndërtimi i këtij bypass-i modernizon transportin e kësaj zone, si dhe lehtëson trafikun e rënduar në bulevardin e zonës së plazhit. “ky mbikalim modernizon transportin e kësaj zone, si dhe përjashton nga trafiku i rëndë bulevardin e zonës së plazhit. Më ndërtimin e saj, Durrësi merr një vepër të re të madhe infrastrukturore. Së shpejti, ne do të inaugurojmë unazën e Durrësit, sepse ne nuk mund të konceptojmë për shkak të dallimeve partiake në pushtet, të rrimë duarkryq para nevojave të qytetarëve. Absolutisht, jo! Përkundrazi, ne do të shumëfishojmë përpjekjet tona për të bërë sa më shpejt Durrësin me unazën që meriton dhe për të transformuar sa më shpejt infrastrukturën e asaj që dje ishte kënetë”, tha Berisha. Më tej, Kreu i qeveisë u shpreh se: “shfrytëzoj rastin për të falënderuar edhe një herë këtu shqiptarët për mundësinë e jashtëzakonshme që na dhanë, që me këtë mandat të shndërrojmë në realitet projektin më të madh që shqiptarët kanë njohur në të gjitha kohërat. Shqipëria po ndryshon! Ky është dhe do të mbetet lajtmotivi ynë deri sa ky vend të gëzojë standardet, të gëzojë infrastrukturën, të gëzojë arsimin dhe shëndetësinë e niveleve evropiane. Ky është motivi ynë i fuqishëm që këto katër vite ti shndërrojmë në vitet e transformimit më të madh dhe me të shpejtë të këtij vendi dhe që në këto katër vite ta bëjmë Shqipërinë me infrastrukturën më të re dhe më moderne në Ballkan dhe më gjerë”, u shpreh Berisha.

Kontrolli i kufijëve
Kryeministri: “Kontribut thelbësor për ecjen drejt liberalizimit të vizave”

Kryeministri mori pjesë gjithashtu edhe në inaugurimin e përfundimit të sistemit të kamerave në Portin e Durrësit. Sistemi i ri i kontrollit, një investim prej 170 milion lekë, vendos nën vëzhgim të plotë dixhital të gjithë territorin e portit. Berisha e konsideroi sistemin e ri të kontrollit një investim shumë të rëndësishëm duke thënë se: “ky është një investim i shkëlqyer prej 170 milion lekë, që realizon një vëzhgim dixhital të plotë e total në çdo m2 të territorit të portit, rrit shumë sigurinë e portit dhe e bën atë ndër portet më mirë të vëzhguara për të gjithë faktorët e rrezikshëm, e bën ndër portet më mirë të kontrolluara. Ky është gjithashtu një hap shumë i rëndësishëm për kontrollin e shkëlqyer të kufijve, është një kontribut thelbësor për ecjen drejt liberalizimit të vizave, që është një qëllim madhor i vitit të parë të mandatit tonë të dytë. Në portin e Durrësit, ka zhvillime të mëdha. Po ndërtohet terminali, i cili, ndonëse është bërë punë dhe kjo nuk mund të injorohet, duhet të ecë me ritme më të shpejta, pasi terminali i ri modern për pasagjerët është i domosdoshëm për t i shërbyer më mirë, në mënyrë më të qytetëruar të gjithë pasagjerëve dhe për t i dhënë portit të Durrësit pamjen e re që meriton”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›