E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet shqiptari, shkembeu zjarr me policine

Në mbrëmjen e 8 marsit një bandë grabitësish kishte shkëmbyer zjarr me policinë. Në ngjarje kishte mbetur i vrarë Olsi Ferrcaku ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kishin arritur të largoheshin në këmbë. 

ASKOLI- Karabinierët e Askolit kanë arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzohet se është anëtar i një bande të cilët më 8 mars shkëmbyen zjarr me një patrullë policie në një postbllok. 28 vjecari me inicialet K.L është arrestuar në banesën e tij në Martinsicuro (Teramo) dhe akuzohet për grabitje e vjedhje të rënduar.

Në mbrëmjen e 8 marsit karabinierët morën një telefonatë nga një banore e komunës Kastinjano se kishin tentuar të hynin t’i grabisnin banesën e saj. Në momentin kur autorët ishin zbuluar nga karabinerët kishin tentuar të largoheshin duke kaluar me forcë edhe postbllokun e policisë italiane.

Në këto momente, sipas medias italiane, është shkëmbyer zjarr mes karabinerëve dhe grabitësve, ku kishte humbur jetën Olsi Ferrcaku, edhe ky shqiptar me precedentë penalë.

Anëtarët e tjerë të bandës kishin mundur të largoheshin në këmbë. Makina në të cilën udhëtonin grabitësit drejtohen nga Ferrcaku dhe ishte vjedhur pak ditë më parë në Fermano të Italisë.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›