Berisha Lufta kunder krimit objektiv madhor
Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe hapata e mëtejshme që do të hidhen në këtë drejtimj ishin temë e takimit që organizoi sot Komiteti Kundër Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i qeverisë, Sali Berisha garantoi se lufta kundër krimit do të garantojmë rendin publik.
Sipas tij, pavarësisht se krimi i organizuar është fenomen mbarëkombëtar dhe pastrimi i parave po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, qeveria dhe instancat përkatëse duhet të bëjnë të mundur që të përballen me ligjin të gjitha organizatat kriminale.
“Krimi ka agjenturat e veta, ai ka gjetur vend kudo. Ndaj lufta kundër krimit e vështirë, por është një kusht i rëndësishëm, për funksionimin në përputhje me ligjin të institucioneve që ne drejtojmë”, vuri në dukje Berisha.
Për këtë arsye, kreu i mazhorancës bëri me dije se ky komitetit është i gatshëm jo vetëm për nënshkrimin e marrëveshje po dhe në zbatimin e tyre në funksion të luftës kundër krimit të organizuar.
Në këtë kontekst, Berisha evidentoi dhe faktin se krimi i organizuar është në përpjekje të vazhdueshme për tu shtrirë dhe në strukturat shtetërore, ndaj dhe sipas tij duhet një ndërhyrje me forcën e ligjit për ta ndaluar.
“Në përpjekje për tu forcuar krimi i organizuar insiston që tentakulat e tij të penetrojë në të gjitha qelizat e shtetit. Ndaj ju duhet të bëni gjithçka për t’ia prerë ato me gërsghërët e ligjit”, deklaroi Kryeministri.
Njëkohësisht, nisur nga afrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit, shefi i ekzekutivit kërkoi zero toleranca kundër krimit, pas vetëm nëse këtë mënyrë do të mundësohet një proces zgjedhor brenda standardeve.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ata janë njëfarë mënyrë dasmat e demokracisë, festat e saj, ku qytetarët shprehin në mënyrë periodike vullnetin e tyre. Nuk ka asgjë më të rëndësishme nëse ju nuk dobësoni luftën, përpjekjet, përballjen me krimin. Zgjedhjet në fund të fundit janë triumf i shtetit ligjor, sa më mirë të funksionojë ligji aq më të mira do jenë zgjedhjet. Pavarësisht nga fushata ju duhet të përqendroheni me fuqinë me të madhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”, u shpreh Berisha, lidhur me një çështje të tillë.