E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Luftë korrupsionit dhe transparencë

TIRANË- Luftë ndaj korrupsionit si celësi i zhvillimit ekonomik të vendit dhe thellim të transparencës ka garantuar kreu i qeverisë, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar. Gjatë fjalës së tij në hapje të mbledhjes, Berisha deklaroi se lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritet i qeverisë. Kemi bërë një gjë shumë të madhe për transparencën, por në mënyrë më të pareshtur duhet të vazhdojmë këtë betej çdo orë. Themeli i gjithë suksesit ekonomik janë reformat antikorrupsion, tashmë është një sukses i pranuar botërisht,  tha ai.

Kryeministri premtoi se qeveria do të mundësojë që çdo procedurë të jetë transparente, për të garantuar suksesin e reformave.

Shndërrimi I procedurave dhe gjithë burokracive në rrugën dixhitale është rruga më e sigurtë për të garantuar transparencë maksimale. Kjo qeveri është dhe do të mbetet qeveri e transparencës së plotë, në të gjtha procedurat, tendera, koncesione, privatizime, zgjedhje e cdo gjë tjetër- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›