E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët bllokojnë rrugën, përplasen me policinë

BULQIZË- Mbështetës të minatorëve grevistë kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale në hyrje te Bulqizës, duke paralizuar trafikun.

Policia e mbërritur në vendin e protestës ka tentuar të ndalojë grumbullimin dhe bllokimin e rrugës Peshkopi-Tirane për të lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Në kushte të tilla ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila i ka kërkuar atyre të zhbllokojnë rrugën. Mes protestuesve ka shume gra dhe femije, nje pjese e te cileve jane ulur kembekryq ne rruge e shprehen se nuk do te levizin.

Protestuesit kanë bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të minatorëve që ndodhen sot në ditën e 25-të të grevës së urisë për kushte më të mira pune, siguri gjatë punës në minierë dhe rritje të pagës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›