Berisha Lulzim Basha udheheqesi me i shkelqyer qe kam njohur
Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” mbylli fushatën elektorale të 8 majit në kryeqytet me një miting madhëshor në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Gjatë fjalës përshëndetëse, kryeministri Sali Berisha deklaroi se kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është udhëheqësi më i shkëlqyer që ka njohur në jetën e tij.
“Vota për Lulzim Bashën është vota për Tiranën jeshile” deklaroi shefi i qeverisë.
Ai i ftoi shqiptarët të votojnë si qytetarë evropianë dhe të barabartë, si qytetarë të lirë.
“Sot secili prej nesh, kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën Tirana e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tirana Europiane, Shqipëria Europiane.
Vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e parë të “Aleancës për qytetarin” është votë për infrastrukturën më moderne të Tiranës e mbarë Shqipërisë dhe për shndërrimin e qyteteve në gjenerator të mëdhenj të zhvillimit dhe punësimit”, shtoi kreu i qeverisë.
Sipas tij vota për Lulzim Bashën e kandidatët e maxhorancës, është votë për kthimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në jeshile, me hapësirat më të mëdha qetësuese për qytetarët.