E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BMM-së, shtypi: “Ora News”, tv më i balancuar

Shtypi i ditës ka pasqyruar rezultatet e bordit të monitorimit të mediave i cili e çertifikoi RTV “Ora News” si televizioni më i balancuar gjatë fushatës elektorale.
Gazeta e përditshme “Shekulli” citon “Ora News”, televizioni më i balancuar pasi respektoi kohën për partitë dhe kandidatët.
Ndërsa gazeta “Mapo” shkruan “Ora News” televizioni më I balancuar duke shtuar se drejtuesit e televizionit e kishin premtuar këtë para nisjes së fushatës.
“Mapo” më tej thekson se RTV “Ora News” është televizioni më I balancuar mes 20 televizioneve të cilët transmetojnë në Tiranë dhe në 60 të tjerëve në rrethe të ndryshme të vendit.
Gazeta “Republika” citon çertifikimin e bordit të monitorimit të mediave i cili e vlerësoi RTV “Ora News” si televizionin më të balancuar për pasqyrimin e fushatës elektorale. Më tej “Republika” thekson se RTV “Ora News” i ka dhënë kohën e duhur partive dhe ka ruajtur balancën deri në fund të fushatës.
Ndërkohë ditën e djeshme bordi I monitorimit të media e çertifikoi RTV “Ora News” si televizionin më të balancuar për fushatën elektorale. Sipas kreut të bordit Basir Çollaku RTV “Ora News” i ka dhënë kohën e duhur të gjithë partive politike duke treguar edhe njëherë profesionalizmin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›