Berisha: Mafia do të pësojë të njëjtin fat si bandat
Gjatë një fjalimi në një konferencë për sigurinë në Tiranë, Berisha theksoi se do të ndërmerren masa të ashpra ndaj asaj që ai e quan kupolën e mafies të lidhur me segmente të opozitës.
"Sot kemi sërish probleme serioze me mafien. Ne së fundi kemi miratuar ligjin antimafia, që synon bllokimin e krimit ekonomik të tyre klaneve mafioze. Në rast se nuk e bëjmë këtë lufta kundër mafies është vetëm një iluzion. Ne jemi të vendosur ta intensifikojmë këtë betejë dhe jemi të sigurtë se do ta fitojmë atë. Mafies do t'i digjet toka nën këmbë", siguroi Kryeministri Berisha", theksoi Berisha.
Më tej, kreu i qeverisë tha se masat e marra nga qeveria e djathtë përgjatë këtyre viteve, bëri që të zhduken skafet dhe të shpëtohen qindra jetë njerëzish. “Ligji për skafet shpëtoi qindra jetë. S’ka më drama nga skafet në ujërat tona. Shembëm murin e krimit të organizuar në vendin tonë”, u shpreh kryeministri.
Ai vuri në dukje se Shqipëria në dy vitet e fundit ka treguesit e kriminalitet nën mesataren e vendeve anëtare të BE-së. "Shqipëria në përpjekjet kundër krimit të organizuar adaptoi një ligj të veçantë atë të 'moratoriumit për skafet", zbatimi i të cilit bllokoi eskportimin e kriminalitetit dhe trafiqeve të tjera drejt Europës dhe BE-së", tha z. Berisha.