E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mafiozet, s'mund te na pengojne

Kriteret e ndertimeve te reja ne vend, do te lidhen me zhvillimin e vendit dhe me mbrojtjen e mjedisit dhe nuk do te diktohen nga interesat e ngushta te antiglobalisteve dhe mafiozeve. Ky ishte qendrimi qe mbajti kryeministri Berisha, dje ne nisjen e mbledhjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (KRRTRSH), e dyta e mbajtur brenda nje jave. Kryeministri gjeti rastin t'i jape pergjigje akuzave te ardhura nga opozita, ne lidhje me veprat e miratuara pak dite me pare nga KRRTRSH. Sipas Berishes, ata perfaqesues te opozites te cilet kundershtojne veprat industriale dhe energjetike, veprojne sipas doktrines marksiste-leniniste, qe tashme eshte transformuar ne antiglobalizem. "Dua te denoncoj me forcen me te madhe antiglobalizmin, si nje transformim i doktrines se vjeter marksiste-leniniste, e cila fatkeqesisht, ne Shqiperi eshte misheruar ne nje grup te vogel eksponentesh te se majtes shqiptare, te cilet nuk mbrojne aspak interesat e majta, por mbrojne kryekeput interesa te mafies", theksoi Berisha. Sipas tij, qeveria ishte e bindur ne rrugen e saj drejt zhvillimit te vendit dhe mbrojtjes se mjedisit, ndonese antiglobalistet do te vazhdonin me akuzat e tyre. Kryeministri deklaroi se doktrina e tyre ne thelb, nuk kerkonte ruajtjen e mjedisit, por thjesht te mbronte interesat e ngushta. "Nuk kam ndermend te perfill dhe as te degjoj antiglobalizmin e tyre, sepse ai ne vetvete, eshte nje armik i mjedisit", theksoi kryeministri, pergjate drejtimit te mbledhjes se KRRTRSH-se. Ne kete kuader, Berisha e konsideroi si te papergjegjshme deklaraten e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me rrezikun qe i kanosej mjedisit, nese ne vend ndertoheshin TEC-e me qymyr. "Zoteria doli dhe ne menyren me te papergjegjshme, u deklaroi shqiptareve se TEC-et me qymyr nuk ndertohen me kurrkund ne Evrope, ndonese ato jane ne rikthim fuqishem", konfirmoi kryeministri. Sipas tij, TEC-e te tilla pa ndertohen ne Itali, Gjermani, Kosove, Hollande dhe Ceki, vende keto qe kane nje ndjeshmeri te larte, per sa i perket mbrojtjes se mjedisit. "Per ironi te fatit, diten qe ai deklaronte se keto TEC-e nuk ndertohen me askund ne Evrope, nga Banka Boterore, u vendos te ndertohet nje nga TEC-et me te medhenj ne rajonin e Kosoves", deklaroi Berisha, duke theksuar se mbeshteste kete nisme te rendesishme. Sipas Berishes, eshte i turpshem fakti qe kryetari i PS-se e lidh njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare, me ndertimin ose jo te veprave me nje rendesi te madhe per zhvillimin ekonomik te vendit.

Tabela

1- Shesh dhe leje ndertimi per fabrike cimento, me investitor "General Cement Albania" (GCA), ne qarkun e Lezhes.

2- Studim urbanistik dhe shesh ndertimi per objektin "Hidrocentral Rrapun 1 dhe Rrapun 2", komuna Librazhd - Qender, Qarku Elbasan.

3- Studim urbanistik dhe shesh ndertimi per objektin "Fabrika e cimentos - Droje", Mamurras.

4- Studim urbanistik dhe shesh ndertimi per objektin "Fabrike cimentoje", ne Komunen Bushat, Qarku Shkoder.

5- Studim urbanistik dhe shesh ndertimi per objektin "Kompleks industrial per prodhimin e cimentos dhe tullave te lehtesuara ne Fushe - Kruje dhe Nikel", me investitor "GENER 2".

6- Studim urbanistik pjesor dhe sheshi i ndertimit te objektit "Kompleks sportiv", ne Budell, Bubq, ne Qarkun Durres.

7- Plani i pergjithshem rregullues Voskopoje.

8- Detyra e projektimit per planin e pergjithshem rregullues te qytetit te Cerrikut.

9- Detyra e projektimit per planin e pergjithshem rregullues te qytetit te Perrenjasit.

10- Detyra e projektimit per studimin urbanistik pjesor te kodres "Krasta e Madhe", Elbasan.

11- Detyra e projektimit per hartimin e planit te pergjithshem rregullues te bashkise Gramsh.

12- Detyra e projektimit per planin e pergjithshem rregullues te qytetit te Librazhdit.

13- Detyra e projektimit per planin e pergjithshem rregullues te qytetit te Belshit.

14- Detyra e projektimit per studimin urbanistik te komunes Bushat ne qarkun e Shkodres. Studimi urbanistik i qendres se komunes Bushat, zones industriale gjate autostrades Tirane-Shkoder dhe rruges kryqezimi Vau i Dejes-Mjede, si dhe vijat kufizuese te 14 fshatrave te kesaj komune.

15- Detyra e projektimit per hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor te rajonit qe perfshin bashkine Vore, komunen Preze dhe komunen Berxull.

16- Masterplani i bashkise Vore, detyra e projektimit per planin e pergjithshem rregullues te bashkise Vore, plani rregullues i bashkise Vore.

17- Studimi urbanistik pergjate rruges se Rinasit, me siperfaqe te pergjithshme 234.40 ha.

18- Studim urbanistik i zones turistike te Gjirit te Lalzit.

19- Studim urbanistik pjesor ne territorin me siperfaqe 74.3 ha, ne jugperendim te Liqenit te Farkes (pjese e studimit Rajonal Mjedisor).

20- Leje per shesh ndertimi per objektin "Zone Sherbimesh" (pike karburanti, zyra, hotel, godine polifunksionale, etj), me siperfaqe 1.4 ha, brenda studimit pergjate rruges se Rinasit.

21- Leje sheshi dhe leje ndertimi per "Godine 4 kate", ne zbatim te studimit pjesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›