E Diel, 1 Nëntor 2026

Dafina hedh syte edhe nga modelimi

"E kam verejtur tek vetja se mund te kem prirje edhe per modelim, keshtu qe ndoshta ne te ardhmen mund te merrem edhe me modelim", ka thene kengetarja kosovare Dafina Zeqiri. Brenda nje periudhe te shkurter ajo arriti te rrembeje zemrat e shume adhuruesve. Ka pak vite qe ka dale ne skene dhe eshte mirepritur mjaft mire ne publik. Ndoshta per shkak te ketij suksesi, pervec kenges ajo ka menduar te nise punen edhe ne nje biznes tjeter. Se fundmi, Dafina eshte pare ne shume reklama te nje banke ne Kosove, oferte qe Dafina as qe e kishte pritur me pare, por ja qe i erdhi papritur dhe u be pjese e reklamave te kesaj banke. Ajo ndjehet e privilegjuar qe prezanton produktet e nje banke te njohur ne Kosove, keshtu qe me ane te kesaj ndoshta ne te ardhmen do t'i hapen edhe rruge te tjera ne fushen e modelimit. "Sa u perket prezantimeve apo reklamave per banken ne fjale, me ofruan nje oferte dhe une u pergjigja. Nuk e pashe te arsyeshme per ta refuzuar. Ndjehem e kenaqur me prezantimin e reklamave per produktet e kesaj banke", perfundoi Dafina Zeqiri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›