E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi, si po qarkullon ne gjithe Shqiperine

Virusi i gripit te derrave, H1N1 po qarkullon tashme ne popullsi. Konfirmimi eshte bere nga vete drejtuesit e institucioneve me te larta shendetesore, pikerisht Instituti i Shendetit Publik. Drejtori Alban Ylli, ka theksuar se tashme vete virusi qarkullon ne popullsi dhe per cdo rast te dyshuar, pritet pergjigja e analizave nga Rumania. Thirrja qe iu be popullsise eshte qe padyshim te vazhdoje jeten normale.

Virusi

Meqenese rasti i pare nuk ishte nje emigrant ashtu sikurse ishte parashikuar, specialistet pohojne se virusi po qarkullon midis qytetareve, por ne forma te lehta. "Ne nuk po perpiqemi ta hetojme virusin vetem tek udhetaret, ai po qarkullon midis qytetareve te Shqiperise. Nuk eshte e domosdoshme te hetohet cdo rast i izoluar, ne do te raportojme prane OBSH-se rreth 100 raste, me pas nuk ka me nevoje qe te raportohen, nderkohe qe kemi ndertuar rreth 6 sisteme vezhgimi, per te pare te gjitha dimensionet e mundshme te qarkullimit te virusit", nenvizoi dje drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, cdo dite kryhen analizat e te pakten dy personave, te cilet dyshohen per grip derrash, nderkohe qe sipas tij gjate diteve ne vijim, pritet te kete raste te tjera te konfirmuara.

Dyshimet

Pas konfirmimit te rastit te pare me H1N1 ne Shqiperi, dyshime te forta hidhen edhe tek tre persona te tjere, fatmiresisht jo shqiptare. Dy marinare filipinas dhe nje rumun, qe kane mberritur ne portin e Durresit, mendohet se jane prekur nga gripi, por pritet rezultati i analizave per ta konfirmuar apo rrezuar kete hipoteze. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, shprehet se per shkak te dyshimit analizat e tyre jane rifutur edhe nje here ne laborator. Por gjithsesi ministrja u ben apel qytetareve, te jene te qete dhe ta konsiderojne si nje grip te zakonshem. Nderkohe Ministria e Shendetesise, eshte duke marre te gjitha masat per perballimin e situates dhe ka siguruar fondin e nevojshem. "Fondi per momentin eshte nga kursimet qe ne kemi nga fondi i Bankes Boterore, qe me gripin e pulave, eshte 350 mije euro. Kemi nje sasi te konsiderueshme Tamiflu dhe kemi porositur 10 mije doza, te cilat dalin per 5 mije qytetare. Preferojme qe te blejme ndoshta edhe 10 mije doza te tjera, per te qene te sigurt dhe te qete. Sasi per emergjencat jane nisur per ne Spitalet rajonale", ka pohuar dje Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, pas nje takimi qe ka kryer me specialistet e fushes ne ISHP. Cdo dite testohen raste te dyshuara, numri i te cilave ka arritur ne 100, por deri tani rasti i vetem eshte ai i 20-vjecarit nga Gjirokastra, tashme i sheruar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›