Berisha Mandati i ardhshem i punesimit e infrastruktures moderne
Ju dha fjalen se mandati ardhshem do te jete mandati i Shqiperise me rruget me moderne dhe punesimit masiv te shqiptareve.
Duke peruruar rrugen Berxulle-Domje, Kryeministri perseriti edhe njehere se do te beje gjithçka per t’u dhene komunave dhe fshatrave infrastrukturen e lagjeve te qytetit.
“Cilido qe ve ne dyshim kete te vije ne Domje dhe do konstatoje se rruget drita ujesjellesi etj. jane te njëjta. Ne kemi investuar ne rruget e zonave rurale, kemi ndertuar mbi 8 mije km rruge ne zona rrurale, mbi 10 milje km ne gjithe vendin, mbi 1300 shkolla, nga te cilat mbi 1000 ne zonat rurale, te njejta standarte. Shkoni ne Kukes e Kala te Dodes per te pare si kemi investuar”- deklaroi Berisha.
Berisha u tha pjesëmarrësve se rivali i tij politik, ka vendosur perballe shqiptareve alternativen e varfer te shkrete dhe mashtrimit.
“Me lejo t’i rikujtoj Ramës se genjeshtra eshte frika e njeriut nga vetja, dobesia me e tmerrshme e burrit. Ti nga mengjesi ne darke shperndan vetem genjeshtra. Shkoi ne Shkoder dhe u tha shqiptareve se kjo qeveri ka ndertuar 600 km rruge. Sot nxorri dordolecin e tij dhe iu tha shqiptareve se kjo qeveri ka ndertuar 1800 km rruge. Por Shqiperia ne te cilen shetisim ne ka 18 mije km rruge”- u shpreh kreu i qeverisë.
Ai e cilësoi kreun e selisë rozë si arkitekt të humbjeve dhe më 23 qershor do regjistrojë humbjen e radhës.
“23 qershori po vjen. Te ndahemi perfundimisht me kete grup njerëzish, te cilet ne nje akt te shemtuar antishqiptar, kunder interesave te çdo femije te riu, burri dhe gruaje bllokoi statusin e vendit kandidat per Shqiperine”- theksoi kryeministri.
Me brengen se opozita e bllokoi per te marre statusin e vendit kandidat per shqiptaret, Berisha ftoi shqiptaret ne nje pjesemarrje masive ne procesin elektoral te zgjedhjeve te 23 qershorit per te arritur fitoren e madhe.