Rama Rivendosim rendin per 300 dite

Kapitulli për Rendin dhe Sigurinë I dha fund turneut të nisur nga socialistët disa javë më parë, përmes të cilit prezantuan programin e tyre për një Rilindje të qytete të ndryshme të vendit. Kryesocialisti Rama nuk la pa akuzuar drejtuesit e Ministrisë së Brendshme për lidhje me krimin dhe premtoi rivendosjen e rendit në 300 ditë.
Turneu qe tejkaloi edhe kufinjtë e Shqipërisë, gjatë të cilit Edi Rama prezantoi programin për Rilindje, përfundoi të premten në Tiranë, me kapitullin për rendin dhe sigurinë.
Kryesocialisti vuri theksin në zbatimin e ligjit, ndërsa shtoi se krerët e policisë duhet të japin llogari për injorimin e Prokurorisë në lidhje me 21 Janarin.
Rama përsëriti akuzat ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme për lidhje me botën e krimit të organizuar.
Në përfundim, Rama nuk harroi as batutat, dhe duke folur për peshkimin, gjeti mundësinë t’i përgjigjej ngacmimeve të Kryeministrit Berisha mbi ngjalat.
Socialistët premtuan strehim për të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës dhe punësim të të gjitha grave që humbin bashkëshortët e tyre në luftën me krimin. Skema e sigurimit të jetës për policët, është një tjetër risi e premtuar nga Partia Socialiste.