E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Maqedonia të ndëshkojë autorët që dëmtojnë bashkëjetesën

Ka reaguar kryeministri Berisha në lidhje me dhunën e ushtruar nga huliganët maqedonas ndaj shqiptarëve, ku shumë fëmijë u lënduan. Ai i bënë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të shmangin incidentet, ndërsa autoriteteve i kërkon që të ndëshkojnë autorët e këtyre veprime sipas tij primitive dhe që dëmtojnë rëndë bashkëjetesën ndëretnike. Apelin kryeministri e bëri në faqen e tij në Facebook.

“Ditët e fundit, grupe ekstremistesh e huliganësh maqedonas kanë ndërmarrë sulme fizike të përsëritura, kundër nxënësve dhe të rinjve të etnisë shqiptare në Shkup dhe kanë keqtrajtuar dhe plagosur disa prej tyre. Këto sulme primitive, që në aparencë kanë patur si shkak absurd emërimin në detyrën e Ministrit te Mbrojtjes të z.Talat Xhaferi nga BDI, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeveritar, kanë shkaktuar rritjen e mëtejshme të tensioneve ndëretnike dhe dëmtimin e klimës parazgjedhore në Maqedoni.

Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi këto sulme primitive ndaj nxënësve dhe të rinjve shqiptarë, nga ekstremiste fanatikë maqedonas dhe i bënë thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptareve të Maqedonisë të shmangin provokacionet dhe përshkallëzimin e dhunës.

Qeveria shqiptare kërkon nga autoritetet maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autoret e këtyre akteve primitive, me te cilat ata duan te dëmtojnë rende bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni. Sb”,- shkruan Berisha./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›