Kemi shancë të jemi partia e parë

Megjithëse është partia e katërt, llogaritur forcën e votave, AAK insiston se është e dyta. Dhe, kjo me shancë që të dalë e para. Kjo duke iu referuar disa sondazheve të panjohura. Pas kryetarit të kësaj partie, kështu është shprehur edhe deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani në Interaktiv.
“Po sipas matjeve jemi partia e dytë pas PDK-së, me shumë shancën që të dalim të parët”, ka thënë ai.
Për bisedimet me Serbinë thotë se përkrahin Thaçin për t’i dhënë ide.
“Ne jemi në proces gjithë kohës për shkak se nuk iu besojmë PDK-së. Dhe jemi aty që të japim zgjidhje më të mira”, ka thënë ai.
Sipas tij, më mirë të jenë bashkëpunues se sa të bëhen si Partia Socialiste që sipas Ramadanit e ka bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, duke mos votuar tri ligje.
Kurse për koordinatorin e këtyre bisedimeve, prej AAK-së, Blerim Shalën thotë se po punon shumë.
“Shala po bën një punë shumë të madhe. Është shumë i angazhuar, për të ndërtuar argumente në këtë dialog”, ka thënë Ramadani./Indeksonline/