E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kosove-Shqiperi, dy qeverite do mblidhen ne Prizren”

Qeveria e Kosoves dhe qeveria e ardhshme e Shqiperise do te zhvillojne mbledhje periodike te perbashketa per te intensifikuar bashkepunimin. Projekti i prezantuar nga kreu i PS-se dhe kryeministri Edi Rama gjate fushates elektorale, eshte detajuar dje nga kryesocialisti ne konferencen e perbashket qe ka dhene per mediat me kryeministrin Thaci. “Rame ne nje mendje me kryeministrin qe pas vizites se menjehershme qe une dhe nje pjese e konsiderueshme e ministrave do te bejme ne Prishtine, sapo te kemi kryer normalizimin e qeverise, te fillojme menjehere pergatitjen e nje takimi dy palesh mes te dy qeverive, nje takim i perbashket qe ne do ta kthejme ne nje institucion per ti dhene nje shtytje te forte bashkepunimit mes nesh, ne te gjitha ato fusha qe bashkarish kemi identifikuar”,- i shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci beri te ditur se dy kabinetet qeveritare do te mblidhen ne qytetin e Prizrenit, si dhe do te hartojne plan bashkepunimi per festimin e 101-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. “Jemi dakorduar qe ne gjate muajit nentor te mbajme edhe mbledhjen e pare te dy kabineteve qeveritare te Shqiperise dhe te Kosoves ne Prizren. Gjithashtu te angazhohemi edhe per festimin e 101-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Ndersa do te punojme bashkerisht qe te kemi angazhime edhe me te medha, edhe me te shpejta, edhe me efektive, me efikase, edhe per Shqiperine europiane, edhe per Kosoven europiane”,- u shpreh Thaci. Kreu i qeverise se Kosoves ka vleresuar kryeministrin e ardhshem, duke u shprehur se ecuria euriopiane e Shqiperise nenkupton dhe zhvillimin evropian te Kosoves. “Qeveria e Kosoves, qytetaret e Kosoves, ashtu sic kane shprehur besim te plote qytetaret e Shqiperise kane besim ne qellimin dhe vizionin tuaj per Shqiperine europiane, ne angazhimet tuaja reformatore per Shqiperine, per shqiptaret. Shqiperia europiane nenkupton edhe Kosoven europiane”,- u shpreh Thaci. Ndersa kryeministri i ardhshem Edi Rama ka vleresuar marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise, duke u shprehur se ky pakt hap nje epoke te re te zhvillimeve ne rajon. “Ne besojme se ajo marreveshje ka shenuar mbylljen e nje epoke dhe hapjen e nje epoke te re, ku jemi te gjithe te sfiduar qe te rrisim masen dhe cilesine e bashkepunimit dhe te krijojme kushte qe ne kete hapesire te re, jo vetem mes nesh por edhe me te gjithe te tjeret ne rajon te bashkepunojme ne te mire te gjithe qytetareve te ketij rajoni”,- u shpreh kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›